• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK ËSHTË MË DJALI IM, TË VARET!”/ Krimet e RENDA që tronditën familjarët, dhe deklaratat e tyre. Nga ISH DJALI, tek…
Home
Ekskluzive

“NUK ËSHTË MË DJALI IM, TË VARET!”/ Krimet e RENDA që tronditën familjarët, dhe deklaratat e tyre. Nga ISH DJALI, tek…

12 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Vendi ynë është tronditur shpesh nga krime të renda, e bashkë me ato sigurisht që edhe familjarët e autorëve. Rasti më i fundit ishte ai në Durrës, ku Çlirim Shaholli, 42 vjeç vrau gruan e tij pasi kishte qënë i dehur. Sot, babai i tij e mohon si djalë. Raste të ngjashme ka plot, kur kujtojmë grabitjen e përgjakshme në Kamëz. Babai i Vladimir Kurtit, njërit prej autorëve, veçse e mohoi si djalë tha edhe se “po rrisim mostra.”

Çfarë ndodhi:
Çlirim Shaholli bashkë me Adrianën dhe 6 fëmijët jetonin në kushte të mjerueshme siç tregojnë këto pamje. Ai i mori jetën fatalisht gruas së tij dhe nënës së 6 fëmijëve duke i përplasur kokën në çimento për një zënkë banale. Grindjet në çift, thonë dy prindërit e moshuar të Çlirimit kanë qenë të vazhdueshme, por nuk u kishte shkuar mendja se situata do të shkonte deri në vrasje.

Ata sot e kanë mohuar të birin, ndërsa kanë shqetësim të vetëm rritjen e 6 fëmijëve të mbetur jetimë.

Nga sytë e 77-vjeçarit, Zaim Shaholli dalin vetëm lot. “Ajo që bëri im bir është e pafalshme, nuk kam më djalë dhe nuk do t’i shkoj për ta vizituar në burg. Nuk do ta ndjek as në gjyq. E hoqa pensionin tim nga goja që të rrisja fëmijët e tij. Kam hëngër bukë vetëm me qepë, kurse ai shkoi e vrau gruan. Nuk ia fal”, thotë i moshuari.

Rastet:

Grabitja e përgjakshme në Kamëz. Babai i Vladimir Kurtit: Ish djali im…
Babai i Vladimir Kurtit, 28-vjeçarit që u arrestua si i dyshuar për vrasjen gjatë grabitjes të tregtarit Agim Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij, kërkon falje. I përlotur, Petrit Kurti thotë se e ka mohuar të birin. Madje e quan ish-djalë, pasi thotë se nuk është më djali i tij.

I vetëdijshëm që nuk ka fjalë që të ngushëllojë familjen Buci, ai sërish i kërkon falje. Petrit Kurti thotë se po tenton të ndërmjetësojë me familjen e Agim Bucit, që t’i shkojë për ngushëllim, por deri tani nuk e ka marrë askush përsipër, pasi është i vetëdijshëm që ngjarja është shumë e rëndë.

Ndërsa për të birin thotë se kërkon dënim maksimal. Madje i drejtohet Presidentit, Kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit që të rishikojnë ligjin dhe të kthehet dënimi me vdekje. E ky ligj, ai kërkon që të zbatohet së pari me djalin e tij.

“Ne nuk jemi kështu. Nuk kemi qenë kurrë. Po rrisim mostra”, shprehet babai i Vladimir Kurtit.

I tronditur për atë që i ndodhi familjes Buci dhe që shkaktar i asaj ngjarjeje është djali i tij, Petrit Kurti thotë se i mirëkupton ata edhe nëse nuk e pranojnë faljen e tij.

Vrau me gjakftohtësi dy turistë çekë

Ai që vrau me gjakftohtësi dy turistë çekë, Sokol Mjacaj, prej 5 vitesh ishte refuzuar nga familjarët e tij, të cilët vazhdojnë të jetojnë në fshatin Lotaj të Dukagjinit.

Krimi i parë prej tij, që i mori jetën fëmijës 13- vjeç, Agim Leraj, solli tronditjen e parë për familjen e Fran e Tone Mjacajt.

Sokoli ishte djali i parë i tyre, dhe ende pa mbushur 15 vjeç, u burgos për vrasjen e një fëmije tjetër në bashkëpunim me dy të tjerë, për vetëm një varëse floriri.

“Do ta var në litar nëse djali”…

Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili që prej datës 11 Tetor janë autorë të dyshuar të vrasjes së dyfishtë që ndodhi në qytetin e Lushnjes. Dy të rinjtë kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale dhe ndodhen në Greqi. Por babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu, jep një version tjetër nga ai i ngritur nga policia. Ai është i bindur se djali i tij nuk ka qenë autori.

“Unë deklaroj se nuk ka qenë djali im për arsye se djali po të kishte ardhur do të më kishte takuar. Atë e di policia në radhë të parë por që të dish një gjë. Në ngjarje të tilla nuk ecet me versione që e ka bërë filani apo e ka bërë ky tjetri. Në ngjarje të tilla duhet të jesh i bazuar në gjëra konkrete. Viktimat që rezultojnë të vdekur asnjëherë nuk kanë pasur problem me djalin tim. Po, siç dihet në qytetin e Lushnjës, gjatë gjithë kohës, personat që e akuzojnë djalin tim bashkë me policinë kanë pasur gjithmonë tendencë ndaj djalit tim”.

Por sipas Qamilit, nëse djali ka kryer krimin, ai do ta vari në litar.

“Në rast se e ka bërë, dënimin ia jap unë. Ia vë unë litarin i pari dhe nuk më dridhet dora fare. Ama kur ata ta nxjerrin djalin fajtor ata duhet të nxjerrin versionin e saktë”.

I biri tentoi të përdhunonte 13 vjeçaren, babai: “Le të varet”…

Tre të rinjtë që tentuan të përdhunonin një 13-vjeçare nga fshati Arapaj i Roskovecit janë lënë sërish në burg sot nga Gjykata e Fierit.
Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç, Marjus Çalameni, 24 vjeç, u arrestuan pasi prindërit e adoleshentes e gjetën atë të lidhur me litar në një shtëpi të pabanuar shumë pranë shtëpisë së tyre.

Familjarët e njërit prej të dyshuarve thonë se djali i tyre është i pafajshëm dhe për këtë pretendojnë se kanë edhe dëshmitarë.

Ka qenë babai i Marjus Calamenit, i cili ka folur për mediat jashtë gjykatës së Fierit dhe ka thënë se i biri u ka dhënë shokëve të tij biçikletën dhe është arrestuar vetëm sepse biçikleta e tij u gjet në vendngjarje.

Izet Calameni tha se i biri ka qenë duke vjelë domate dhe se ka 40 dëshmitarë për këtë gjë.

Por ka qenë shumë ekstrem në rast se e kundërta do të ishte e vërtetë.

Ai ka thënë:

Im bir është i pafajshëm dhe për këtë kam dëshmitarë. Por nëse ka gisht në ngjarje le të varet.”
Tre të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë forcërisht të miturën, pasi njëri prej tyre kishte folur shpesh me të në Facebook.

Jorgest Dosti fliste me vajzën në rrjetet sociale dhe nëna e tij e merrte të miturën ta ndihmonte për të mbjellë apo vaditur lulet tek kopshti i shtëpisë që po ndërtohej aty pranë, ku edhe ndodhi ngjarja.

Pikërisht Dosti dyshohet të jetë edhe ai që ka inskenuar gjithë situatën dhe ka thirrur shokët para se të ftonte edhe vajzën në shtëpinë e papërfunduar.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pasi i dolën FOTOT NUDO Dukesha Kate merr dëmshpërblim! Reagojnë avokatët francezë: I pa merituar...
Previous article Klaudia Pepa DJEG RRJETIN! Pozon PA TË brendëshme në shtrat dhe... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET ZGJEROJNË HARTËN/ 7 vatra ende aktive! Ministria e Mbrojtjes: Mbi 400 forca dhe 5 mjete ajrore në operacione Aktualitet

ZJARRET ZGJEROJNË HARTËN/ 7 vatra ende aktive! Ministria e Mbrojtjes: Mbi 400 forca dhe 5 mjete ajrore në operacione

“MË THA SE DO NA SHUANTE SI FIS”/ Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe… Aktualitet

“MË THA SE DO NA SHUANTE SI FIS”/ Masakra e paralajmëruar e Fierit, zbulohet rrëfimi i të mbijetuarës: Refiti më vuri tre kushte dhe…

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës… Aktualitet

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT