Nje ngjarje e rende raportohet nga Durresi. Familjaret gjejne te pajete femijen e tyre ne nje grope me uje.
Ngjarja ka ndodhur ne Shena Vlash Durres dhe mesohet se i mituri ishte larguar nga shtepia pa dijenine e prinderve te tij qe diten e djeshme.
Ata kishin nisur ta kerkojne, por fatkeqesisht e kane gjetur te pajete ne nje grope uje.
Sakaq, policia e Durrësit ne nje njoftim zyrtar ben me dije se:
Më datë 12.06.2018, në lagjen Nr. 15/1, tek vaskat e peshkimit Durrës është gjetur i mbytur fëmija L. L. 12 vjeç.
I mituri ishte larguar dje pasdite nga banesa dhe familjarët kishin nisur kërkimet.
Policia është lajmëruar sot në mëngjes kur fëmija është gjetur i mbytur.
Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


