• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
The Economist: Shovinizmi fetar po ngrihet përsëri në Ballkan
Home
Sociale

The Economist: Shovinizmi fetar po ngrihet përsëri në Ballkan

18 November, 2017 F.autor Aktualitet, Sociale

Revista e njohur “The Economist” në një analizë të publikuar shkruan për ringjalljen e të djathtës ekstreme në Europën juglindore.
Në këtë artikull “The Economist” shkruan se dallimet fetare dhe etnike ishin arsyet që nisën luftërat në Ballkan prej vitit 1990.

“Gjatë luftërave në Ballkan në vitet ’90, dallimet fetare dhe etnike po shpërndaheshin nëpër Europë me përfundim tragjik. Vendet myslimane përkrahnin Bosnjën; zemra katolike e Europës ringjalli lidhjet e vjetra me kroatët, ndërsa Serbia mori përkrahje morale nga lidhjet ortodokse që kishte me Rusinë, Greqinë dhe Qipron”, shkruan “The Economist”.

Revista shkruan se ndikimi fetar ka rënë pas bombardimeve të NATO-s në Serbi gjatë vitit 1999. Pas këtij viti, sipas “The Economist”, ndikimi fetar ra shkaku i ndikimit perëndimor që pati Ballkani pas bombardimeve.

“Së fundmi, nacionalizmi fetar dhe ultra-nacionalizmi është rikthyer në Europën juglindore – edhe pse jo si forcë dominuese, por ka shkëndija që po bëhen edhe më të dukshme”, shkruan “The Economist”.

“Simptomë e kësaj është partia Agimi i Artë në Greqi, anëtarët e së cilës janë akuzuar për pjesëmarrje në organizata kriminale. Në një video të postuar nga kjo parti, shihen anëtarët e saj duke festuar konsolidimin e marrëdhënieve me Partinë Radikale serbe, themeluesi i së cilës, Vojsllav Sheshel ishte gjykuar për krime lufte ndërsa u lirua vitin e kaluar”, shkruan revista e njohur, transmeton Koha.net.

“Këto parti të së djathtës ekstreme mbështeten fort në retorikën fetare. Në manifestimin e mbajtur në Thessaloniki, burrat me kostume festonin për themelimin e frontit të përbashkët kundër fesë islame dhe globalizimit liberal në fenë e tyre”, shkruhet më tej në artikullin e “The Economist”.

“Këto parti të djathta ekstreme mbështeten fort në retorikën fetare. Në ceremoni shihen liderët e dy partive teksa vizitojnë dy nga manastiret afër Malit Athos; atë të Esphigmenou dhe manastirin serb të Hilandarit”.

“The Economist” shkruan se ngritja e këtyre partive shihet me votat që kanë marrë nëpër shtetet e tyre respektive.

“As Agimi i Artë, as radikalët serbë nuk janë në trend nëpër shtetet e tyre, por nuk duhet nënvlerësuar. Agimi i Artë ka 16 deputetë në parlamentin 300 anëtarësh grek. Radikalët serbë kanë marrë tetë për qind në zgjedhjet e vitit të kaluar në Serbi, duke ia mundësuar Sheshelit që të rikthehet në parlament”, shkruan revista e njohur.

“Aleksandar Vuçiq, presidenti serb, nisi karrierën si radikal, por u nda nga partia në vitin 2008 për të krijuar një grup më modern politik”, shkruan “The Economist”.

“Në mesin e të përbashkëtave që kanë Agimi i Artë dhe Radikalët serbë janë mohimi i kulturave të huaja, përfshirë ato të sjella nga imigrantët; admirimi i Vladimir Putinit dhe marrëdhëniet e ngrohta me Rusinë, dhe reagimi pozitiv për zgjedhjen e Donald Trumpit si president i Amerikës. Agimi i Artë e pa si shfajësim për forcat të cilat janë në favor të ‘shteteve të pastra etnike’ dhe në ‘favor të vetë mbështetjes në ekonominë kombëtare”.

“The Economist” shkruan se “fatmirësisht as jeta politike në Ballkan dhe as ajo fetare, nuk kanë filluar dhe mbaruar me këta zëra [radikalë]. Por padyshim se janë projektuar me besim të madh, sepse për herë të parë në dekadat e fundit, historia është në anën e tyre”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Më kanë bërë presion/ Biznesmeni Ymer Kalaja rrëfen lidhjen me ish drejtorin e burgjeve Artur Zoto
Previous article Politikani anti-homoseksualëve kapet duke bërë seks me një burrë

F.autor

Postime të ngjashme

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë Aktualitet

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në… Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT