Kreu i demokratëve Lulzim Basha nga selia e kësaj force politike ka reaguar në lidhje me reagimet e ndërkombëtarëve, ku deputeti gjerman është shprhur se nuk mund të hapen negociatat për Shqipërinë pasi ende nuk ka arritur të kap “peshqit e mëdhenj”, cka përkthehet se Gjermania nuk mbështet Shqipërinë në hapjen e negociatave.
“Nëse duam BE Tahiri e ka vendin në burg.Rama, Tahiri dhe Xhafaj janë pengues të hapjes së negociatave”
“Hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë, mesazhet që po vijnë po bëhen të qarta. Ky proces nuk është proces reklamash dhe lobimesh. Strategjia e Edi Ramës, përmes krijimit të një fasade të rremë, ska ecur. Sot nuk ecin më gënjeshtrat. Mesazhet e djeshme të zv/kryetarit të CDU se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përpjekje pr haphen e negociatave, se Tahiri është peshk i madh, apo Xhafaj duhet të largohet. Peshqit e mëdhenj janë të paprekur dhe kanë rënë vetëm peshq të vjetër, se Tahiri është peshk i madh, se Xhafja është në konflikt interesi, moslargimi i tij është pengesë për hapjen e negociatave. Nënkryetari i CDU tha se zgjedhja është e vërteta. Nëse duam Evropën, Tahiri duhet të jetë atje ku e ka vendin. Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë”, tha Basha.


