• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
‘Ne do ndryshojmë botën’! Mesazhi i fortë i takimit historik Trump-Kim Jong Un/ FOTO
Home
Nderkombetare

‘Ne do ndryshojmë botën’! Mesazhi i fortë i takimit historik Trump-Kim Jong Un/ FOTO

12 June, 2018 anxheladoko Botë, Nderkombetare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është takuar me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në Singapor, një takim historik ky mes dy liderëve. Bisedimet u zhvilluan kokë më kokë me praninë vetëm të përkthyesve.

Takimi i nivelit të lartë në Singapor është i pari mes një presidenti në detyrë dhe një udhëheqësi të Koresë së Veriut. Pas takimit, Donald Trump dhe Kim Jong Un kanë nënshkruar dhe një marrëveshje, përmbajtja e së cilat nuk dihet ende, por lideri korean paralajmëroi ndryshime të mëdha.Vendosëm të lëmë pas të shkuarën, bota do të njohë ndryshime të mëdha. Ne do ndryshojmë botën.

Pas samitit, dy udhëheqësit do të kenë një drekë pune dhe një takim dy-palësh më të zgjeruar, ku do të jetë të pranishëm Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly dhe Këshilltari për Sigurinë Kombëtare John Bolton.

Presidenti Trump do të mbajë një konferencë shtypi dhe mbrëmjen e së martës me orën lokale do të largohet nga Singapori.

Për të ndjekur takimin historik, në Singapor ndodhen rreth 5000 gazetarë, por vetëm një grup i vogël reporterësh amerikanë dhe koreanoveriorë u lejuan të ndjekin momentin kur të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen të kënaqura me ecurinë e bisedimeve dypalëshe me Korenë e Veriut. Shtëpia e Bardhë konfirmoi për mediat se në disa çështje përparimi është i dukshëm dhe më i shpejtë nga sa e priste administrata e Donald Trump.

Koreja e Veriut ka dhënë sinjale se kërkon të ndryshojë historikun e marrëdhënieve me Uashingtonin, duke kërkuar hapjen e një kapitulli të ri.

Përpara takimit ministri i Jashtëm i Singaporit, Vivian Balakrishnan takoi veç e veç Presidentin Trump dhe më pas edhe Kim Jong-Un.

“Që të dy udhëheqësit duket plot vetëbesim dhe të gatshëm për të biseduar për gjithçka e pa komplekse me njëri-tjetrin”, ka deklaruar kryediplomati i Singaporit.

Balakrishnan zbuloi gjithashtu edhe se Singapori do të paguajë faturën e Kim Jong-un dhe delegacionit koreano-verior, që është strehuar në një hotel të vendosur në një zonë turistike, disa qindra metra larg delegacionit amerikan.

Uashingtoni e ka bërë të qartë se “Ne nuk tërhiqemi nga kërkesa jonë për një Gadishull Korean krejtësisht të çarmatosur nga armët bërthamore. Kjo i shërben paqes dhe sigurisë në Gadishull dhe në gjithë rajonin”, deklaroi Mike Pompeo.

Sinjalin se dëshiron që të normalizojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara Kim Jong-un e dha pas takimit me homologun koreano-jugor, Moon Jae-in. Pak ditë pas këtij takimi, Peniani shkatërroi galeritë nëntokësore ku besohet se ka kryer gjashtë teste bërthamore.

Analistët ndërkombëtarë thonë se nga takimit mund të pritet një ndërprerje totale e programit bërthamor nga ana e Koresë së Veriut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NE KUKES/ Automjeti del nga rruga dhe përmbyset. Plagoset shoferi (PAMJET)
Previous article Flet gjuha e trupit/ Kush doli i fituar nga takimi historik mes Trump e Kim Jong? (FOTO)

anxheladoko

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT