• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUNIMET NË AUTOSTRADË/ Rruga Vorë-Maminas e bllokuar, si do të devijohet lëvizja e makinave
Home
Sociale

PUNIMET NË AUTOSTRADË/ Rruga Vorë-Maminas e bllokuar, si do të devijohet lëvizja e makinave

12 June, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore njoftojnë se prej orës 06:00 të mëngjesit të ditës së sotme është hapur për kalimin e automjeteve segmenti Qafë Kashar-Vorë, ku ka përfunduar ndërhyrja, e cila nisi mëngjesin e ditës së hënë. Sot në ora 06:00 të mëngjesit ka filluar faza e dytë e punimeve në segmentin Vorë-Maminas në drejtimin Tiranë-Durrës. Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Vore – Maminas do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera.

Punimet në segmentin Vorë-Maminas/ Ja si devijohet trafiku
Devijimi i trafikut në drejtimin Tiranë-Durrës fillon në orën 06:00 datë 12.06.2018. Lëvizja e automjeteve në drejtimin Tiranë – Durrës do të devijohet tek karburant Kastrati në Vorë në rrugën dytësore Vore – Marikaj – Maminas (te nënkalimi I dyte i Vorës)

Automjetet mund të përdorin sërish autostradën nga Maminasi në drejtim të Durrësit te mbikalimi i Maminasit. Lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë të cilat lëvizin nga Veriu në drejtim të Jugut, do të devijohen në Fushë Krujë në drejtim të Kamzës duke shfrytëzuar rrugët alternative Tiranë–Unaza e re–Kombinat –Ndroq – Durrës ose Tiranë – Unaza e re – Elbasan – Rrogozhine.

Drejtimi nga Durrësi për në Tiranë është i hapur për lëvizjen e automjeteve. Dalja për automjetet te mbikalimit në Marikaj për në rrugën dytësore do të jetë i bllokuar.

Dalja te mbikalimi i Vores ne drejtim te Veriut do te jete e mbyllur per mjetet e renda qe levizin ne drejtimin nga Durresi drejt veriut. Keto mjete do te shfrytezojne mbikalimin te Casa Italia ne drejtim te Kamzes dhe ne vijim.

Në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin Tiranë-Durrës dhe kthim duhet të përpiqen të zgjedhin drejtime alternative sipas udhëzimeve që do të jepen në vazhdimësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqendruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vllaznia në ankand/ Klubi shkodran nuk mund të shitet më pak se 507 milionë lekë të vjetra
Previous article 20 VJET MISS SHQIPËRIA/ Ja kush janë bukuroshet që mbajtën KURORËN që nga Aldona Elezi e deri te...(FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori Aktualitet

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg… Aktualitet

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg…

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit Aktualitet

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT