• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mesiç: Politikanët shqiptarë në Maqedoni janë konstruktiv në bisedimet për çështjen e emrit
Home
Rajon

Mesiç: Politikanët shqiptarë në Maqedoni janë konstruktiv në bisedimet për çështjen e emrit

11 June, 2018 Sadik.Autor Rajon

Ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, në një bisedë ekskluzive për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, ka folur për bisedimet midis Shkupit dhe Athinës rreth çështjes së emrit, rolin e faktorit politik shqiptarë të Maqedonisë në këtë proces, si dhe për angazhimet e Qeverisë Zaev për të ndërtuar një shtet për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

“Gjithnjë është mirë kur dy shtetet bisedojnë. Problemin të cilin e ka Greqia me emrin Kushtetues të Maqedonisë ëshë zgjatur shumë. Duke i pasur parasysh zhvillimet e përgjithëshme në nivel global, mendoj se në raportet ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe çelsi i stabilitetit brenda këtyre shteteve dhe stabilitetit të rajonit është zgjidhja e këtij kontesti. Zgjidhja është në duartë e Shkupit dhe Athinës zyrtare. Megjithatë është shumë e rëndësishme të ketë mbështetje të fuqishme nga bashkësia ndërkombëtare, që ky kontest të zgjidhet dhe të jetë i pranueshëm për dyja palët. Sinqerisht, shpresoj se ky kontest do të zgjidhet, dhe se kjo do të ishte në favor të dyja vendeve, por edhe për gjithë rajonin, i cili duhet të ecë përpara në integrimet euro-atlantike”, thotë Stipe Mesiq, ish presidenti i Kroacisë.

Sipas tij, edhe faktori politik shqiptarë është i përfshirë në mënyrë direkte në bisedimet për çështjen e emrit dhe se po luan një rol konstruktiv.

“Faktori politik shqiptarë në Maqedoni, është i përfaqësuar në institucionet e Republikës së Maqedonisë si dhe në Qeveri. Sa po e ndjek situatën, shoh se politikanët shqiptarë në Maqedoni luajn një rol konstruktiv kur janë në pyetje bisedimet për çështjen e emrit me Greqinë. Nga ajo që po e përcjell situatën në bisedimet me Greqinë rreth çështjes së emrit është i kyçur edhe zv/kryemnistri Bujar Osmani. Nëse mirë më kujtohet ai për këtë çështje disa herë e ka vizituar Athinën. Qeveria e tanishme e Republikës së Maqedonisë e kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, po jep sinjale pozitive në raport me fqnjët, rajonin dhe bashkësinë ndërkombëtar”, thekson presidenti Mesiç.

Ai në bisedën ekskluzive me gazetarin e Zhurnal, konstaton se politikat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë udhëhiqen nga sllogani “Qeveri për qytetarët” dhe “Një shtet për të gjithë” dhe këtu po shoh se po dominon koncepti shtetëror.

“Maqedonia është shtet multi-etnik dhe këtu është shumë me rëndësi që të vëndohet balansi ndër-etnik dhe harmonija e bashkjetesës, dhe se një bashkësi etnike nuk duhet fare të ndjehet e lënë pas dore, por as të jetë e priviligjuar. Në këtë drejtim është duke punuar Qeveria e tanishme e Maqedonisë, duhet të pranojë, se ka arriturr përparim të madh historik”, vlerëson Mesiç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Roma nuk ia rinovon kontratën, lojtari i njohur pranë transferimit te Chelsea
Previous article Panik te Juvja, mbetet ‘pa’ sulmues

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT