Serish ndryshime ne Policine e shtetit. Kryekomisar Pal Marku, me detyrë Specialist në Njësinë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Hetimore Qëndrore në Depratamentin e Policisë së Shtetit, është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6.
– Komisar Gilbert Hoxha, me detyrë Shef Sektori, në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.2.
– Nënkomisar Neritan Boçi, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.


