Një shqiptar ka humbur jetën në Londër, pasi është qëlluar me thikë nga persona ende të paidentifikuar. Viktima është Edmond Jonuzi, 35 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të metrosë Turnpike Lane, në veri të Londrës, raporton Daily Mail.
Shqiptari ka humbur jetën në vendngjarje pa pasur mundësi të transportohet në spital.
Dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një sherri mes dy grupeve në zonën e Ducketts Common.
Për momentin nuk persona të arrestuar për vrasjen, ndërsa policia britanike vijon hetimet.


