E gjetur në cep të rrugës në gjëndje të t,merrshmë, ka vdekur ne spital 20-vjeçarja shqiptare Anxhela Meçani
Një prostitutë shqiptare 20 vjeç, Angela Meçani, vdiq natën e kaluar në spital në Moncalieri, pasi u gjet e hedhur nga një makinë në Jug të Torinos një natë më parë. E reja u dërgua në spital në gjëndje të rëndë por nuk mundi të mbijetonte.
Sipas mediave italiane e reja punonte si prostitutë.Dy janë pistat e dyshuara të policisë italiane, e para se 20 vjeçarja është dhunuar barbarisht nga tutorët dhe bandat për të cilat ajo punonte dhe pista e dytë është që Anxhela ka rënë në duart e klientit të gabuar.
Sipas mjekeve goditja që Meçani ka marrë nga hedhja jashtë makine nuk mjaftonte që t’i merrte jetën por plagët që ajo kishte i janë shkaktuar nga dhuna e ushtruar përpara se të hidhej. Ajo u gjet pa ndjenja nga një kalimtar i cili pasi njoftoi policinë e transportoi në spital.
Organet italiane po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
AlpeNews.al



