• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JAVA E PËRGJAKSHME QË LAMË PAS/ Gjashtë VRASJET që tronditën vendin: Nga dy të rinjtë, tek 26 vjeçari që qëlloi prindërit…
Home
Ekskluzive

JAVA E PËRGJAKSHME QË LAMË PAS/ Gjashtë VRASJET që tronditën vendin: Nga dy të rinjtë, tek 26 vjeçari që qëlloi prindërit…

10 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Java që po lëmë pas, mund të konsiderohet si një nga më të përgjakshmet. Nisi me një atentat ditën e hënë, për të përfunduar me dy tragjedi në atë që u quajt “E premtja e zezë”. Krime pasioni, krime në familje e larje hesapesh… viktimat janë të gjithë në moshë të re dhe shumica prej tyre vdiqën nga dora e njerëzve më të afërt.

Çfarë ndodhi:

4 Qershori/ Mbremjen e së hënës, qyteti i Vlorës u trondit nga një atentat. Viktima ishte Vasil Dervishaj, biznesmeni 29 vjeçar. Detajet e deritanishme bëjnë me dije se personat që që morën pjesë në ekzekutim ishin katër, dy autorët dhe dy bashkëpunëtorët.
Natën që ndodhi ekzekutimi i 29 vjeçarit, mësohet se të dy palët e kishin lënë për tu sqaruar por gjithçka përfundoi fatale për Dervishajn që mbeti i vdekur nga breshëria e plumbave.
Fillimisht u tha se vrasja kishte ardhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës por shkaqet mbeten ende enigmë.

Vasil Dervishaj

7 Qershori/ Mëngjesi i të enjtes do të ishte tragjik për Peshkopinë, kur Qemal Sela, 26 vjeç qëlloi për vdekje prindërit e tij, me automatik.
Zeqimete Sela, 50 vjeç dhe Flamur Sela, 55 vjeç, u vranë nga djali në hotelin e tyre, një vend i frekuentuar nga ata që shkojnë në llixhat e qytetit të Peshkopisë.
Edhe pse është folur shumë, shkaku kryesor i ngjarjes ka mbetur gjendja e renduar psikologjike e 26 vjeçarit. Kjo pasi, i sapo kthyer nga Anglia, shoku i tij pretendon se ishte torturuar ndaj nuk dinte më se çfarë bënte.
Ngjarja u rendua akoma më shumë kur Qemali deklaroi në polici se ata nuk ishin prindërit e tij.

8 Qershori/ Tragjedi pas tragjedie
Ora 08:10 e mëngjesit të së premtes tronditi jo vetëm kryeqytetin, por të gjithë vendin. Historia e dashurisë, apo obesesioni i tepërt u kthye në tragjedi për dy të rinjtë. Xhafer Mata, 31 vjeç qëllon dy herë me armë 19 vjeçaren, Xhuljeta Çuni, kur kjo e fundit po shkonte në provimin e maturës, atë të letërsisë, e më pas edhe veten.

Shkaku kryesor mendohet të ketë qënë një ndarje jo e mirë e të dyve. Mata, ishte i sapodivorcuar me një djalë. Sipas dëshmive, 31 vjeçari i ka është drejtuar Xhuljetës me fjalët: “Më ke ndarë nga familja dhe fëmija, pse ma bëre këtë?”
Rrethanat mbeten ende të paqarta, por e sigurt është që do të mbetet gjatë në mendjen e opinioni publik.

Mbrëmja e 8 Qershorit/

Atëhere kur tronditja e ngjarjes së vrasjes së dyfishtë ishte ende e “nxehtë”, ndodh e papritura në Durrës.
Çlirim Shaholli, 42 vjeç dhunon për vdekjen Adrianën, 40 vjeç dhe nënën e gjashtë fëmijëve. Mendohet se gjendja e renduar ekonomike ishte bërë shkak i zënkës pasi 40 vjeçarja ishte e vetmja në shtëpi që punonte dhe i kishte kërkuar burrit të saj të punonte dhe ai.

Ky i fundit e ka shtyrë dhe goditur derisa e ndjera ka ndërruar jetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndërhyrjet e ashpra të futbollistëve austriak, shpërthen Neymar: Ky nuk është futboll
Previous article E DHIMBSHME/ Ledri Vula i pikëlluar për ndarjen nga jeta e njeriut të... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla Aktualitet

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla

U EKSTRADUA NGA BRITANIA NJË DITË MË PARË/ GJKKO lë në burg Xhuljano Hoxhën Aktualitet

U EKSTRADUA NGA BRITANIA NJË DITË MË PARË/ GJKKO lë në burg Xhuljano Hoxhën

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla Aktualitet

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT