Nuk qe e qetë vizita e kryeministrit Rama dje në Fier ku u prit me protesta nga ana e dhjetra qytetarëve, çka e bëri dhe të ndryshonte disa herë rrugën.
E megjithatë ai ka mundur që të bëhet pjesë e panairit të punës në qytet, ku ka marrë edhe një dhuratë.
Ka qenë një fëmijë i vogël, ai që ka menduar se bashku me prindërit e tij për kryeministrin duke i dhuruar një top futbolli, në një çantë kartoni.
‘’O xhaxhi Rama unë kam sjellë një dhuratë për ju”, dëgjohet që të thojë i lumtur fëmija, dhe kryeministri shihet duke marrë topin dhe duke i përkëdhelur kokën të voglit.
ERTV Live😊: Fier – Në Panairin e Punës ku janë afishuar 1194(njëmijëenjëqindenëntëdhjetëekatër) VENDE TE LIRA PUNE të kategorive e profileve të shumëllojshme dhe ku Zyrat e Shërbimit Kombëtar të Punës kanë mundësuar ndërmjetësime për punësim real edhe për shumë individë nga familje të dala prej skemës së ndihmës ekonomike👍
Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 10. Juni 2018


