• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Isha në rrugë e fluturova në kanal”, rrëfimi i trishtë i të mbijetuarës së aksidentit, dy shoqet e saj vdiqën në vend
Home
Breaking News

“Isha në rrugë e fluturova në kanal”, rrëfimi i trishtë i të mbijetuarës së aksidentit, dy shoqet e saj vdiqën në vend

10 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Në një moment isha duke ecur në anë të rrugës, por më pas e gjeta veten në kanal”. Kjo është gjithçka kujton nga ngjarja e dy ditëve më parë, Pranvera Gjini, gruaja nga fshati Lazarat, e cila ishte e vetmja që i mbijetoi aksidentit të së enjtes, ku dy bashkëfshatare të saj humbën jetën.

Aktualisht, ajo ndodhet e shtruar në Spitalin e Gjirokastrës, në trajtimin intensiv të mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Mjeku kirurg Roland Karalli tregon se 40-vjeçarja ka pasur shembje në të gjithë trupin dhe dëmtime në kokë, trup e parakrah.

“Ditën e aksidentit ishin tri zonja të sjella në spital, prej të cilave pacientja Gjini u paraqit në një gjendje jo të rëndë, me shembje dhe dëmtime në kokë, trup e parakrah, por jashtë rrezikut për jetën. Kemi kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe klinikisht pacientja nuk kishte probleme shqetësuese. Sot gjendja e saj është stabilizuar dhe për disa ditë mund të dalë nga spitali”, ka pohuar kirurgu Karalli.

40-vjeçarja kujton shumë pak nga ngjarja e rëndë. Ajo tregon se pas përfundimit të punës kishin dalë në pjesën anësore të rrugës dhe po lëviznin për t’u afruar sa më shumë kryqëzimit kryesor, ku mund të gjenin më pas një mjet me të cilin të ktheheshin në shtëpi.

Zakonisht, gratë shfrytëzonin autobusët e linjës Sarandë–Tiranë apo ato që vinin nga Kakavija. Makina që shkaktoi aksidentin u erdhi pas krahëve, duke i zënë gratë në befasi. Ky është momenti që Pranvera e ka të paqartë në memorien e saj.

Ajo nuk ka parë asgjë dhe as nuk ka kuptuar çfarë ka ndodhur. Është dashur vetëm një fragment kohe që jeta e këtyre tre grave të përmbyset.

“Isha në rrugë e fluturova në kanal. Nuk e pamë fare makinën kur erdhi. Ne ecnim në anë të bordurës, kur makina na erdhi nga pas e na vuri para. Asgjë tjetër nuk kujtoj. Nuk e di ç’ndodhi më pas”, tregon mes tronditjes Pranvera Gjini.

Një ditë më parë, Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për firmën ku ishin të punësuara gratë për mbledhjen e bimëve medicinale. Hetimet paraprake konkluduan se gratë ishin të pasiguruara dhe punonin në të zezë.

Mungesa e transportit nga firma për punonjëset e veta, ndërkohë që pika e grumbullimit ndodhet shumë pranë Pikës Kufitare të Kakavijës, në anë të rrugës nacionale, është një tjetër aspekt shqetësues i kushteve të ofruara të punës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ku do pushoni këtë verë? Sa ju kushtojnë nga rajoni deri tek vendet ekzotike
Previous article Epoka “Guardiola” te Barcelona ka mbaruar, kështu thotë trajneri i Manchester Cityt

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT