Policia e Bulqizës ka dhene informacionet e para per ngjarjen e mistershme te ndodhur gjate nates ne kete qytet. Ne nje informacion paraprak behet me dije se “rreth orës 03:50.datë 10.06.2018, në ambjentet e jashtme të Spitalit të Bulqizës, është gjetur shtetasi Sh.S, 20 vjeç, banues në Bulqizë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Bulqizës, i dëmtuari është dërguar me helikopter drejt Tiranës, ku sipas konfirmimeve paraprake të mjekëve, gjendja e tij është stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Bulqizë, me të marrë njoftimin ka ngritur grupin hetimor, duke nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave te kësaj ngjarje .
Paraprakisht dyshohet se shtetasi Sh.S mund të jetë rrëzuar në rrethana ende të paqarta”.


