• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FOTOT/ Nis në Tiranë edicioni i 14-të i garës më të vjetër në Ballkan “Rally Albania”
Home
Sociale

FOTOT/ Nis në Tiranë edicioni i 14-të i garës më të vjetër në Ballkan “Rally Albania”

10 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Një spektakël plot surpriza në sheshin “Nënë Tereza” çeli dje në Tiranë edicionin e 14-të të garës më të vjetër në Ballkan “Rally Albania”, ku 180 sportistë nga 15 vende të ndryshme të botës do të garojnë nga data 9-16 qershor në 4 kategori: Moto, Quad, Makina dhe Ssv. Pjesëmarrësit u bënë pjesë e festës së madhe mbrëmjen e së shtunës në qendër të Tiranës, e cila paralajmëron startin e një gare plot adrenalinë në territorin e Shqipërisë.

Për të përshëndetur pjesëmarrësit e ardhur nga shumë vende të botës, ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili deklaroi se ajo që e bën Tiranën ndryshe nga shumë qytete të tjera është gjallëria që ka jeta e qytetit në çdo orë. Ai tha se Tirana po transformohet çdo ditë e më shumë, duke marrë më të mirën prej qyteteve moderne, duke përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet për qytetarët. Veliaj renditi disa prej nismave të suksesshme të ndërmarra këto tre vite nga Bashkia e Tiranës, si mbjellja e 120 mijë pemëve, ardhja e 4 mijë biçikletave Mobike, si dhe revolucioni në transportin publik përmes autobusëve elektrikë.

“Taksitë elektrike, biçikletat, shumë shpejt edhe autobusët elektrikë, janë mënyra se si mund të kapërcejmë disa etapa. Beteja për biçikletat në Holandë nuk është fituar para qindra vjetësh, por është fituar në vitet ’70, kur qytetet kuptuan se nëse secili përdor makinë, qytetet do të kolapsojnë. Po shohim se çfarë ka funksionuar në qytetet e tjera dhe po i zbatojmë në Tiranë”, tha Veliaj, teksa ftoi qytetarët që të përdorin si mjet transporti biçikletat Mobike.

Por, surprizat këtë verë nuk kanë fund. Kryebashkiaku tha se qytetarët e Tiranës do të mund të ndjekin sfidat e Kampionatit Botëror të Futbollit me familjen e tyre nga arena gjigande që po ngrihet në sheshin “Skënderbej”, i cili pas transformimit që ka pësuar nga Bashkia e Tiranës, është tërësisht në dispozicion të këmbësoreve dhe aktiviteteve të ndryshme social-kulturore.

“Qyteti është bërë më i jetueshëm pothuajse në çdo shesh. Po përgatisim sheshin “Skënderbej” në një arenë të madhe sportive për Kampionatin Botëror. Ka diçka te Pazari i Ri, ka diçka te Muzeu, pra qyteti është bërë i këndshëm për të jetuar, për të ecur dhe për të përdorur biçikletën”, tha Veliaj.

Sportistët që do garojnë në “Rally Albania” do të përshkojnë një itinerar me gjatësi prej rreth 2000 km, për 7 ditë, nga veriu në jug, duke startuar në Tiranë dhe duke prekur pothuajse të gjitha pasuritë natyrore dhe turistike vendase. Këtë vit është ngritur edhe një hapësirë e dedikuar në sheshin “Nënë Tereza”, ku të gjithë dashamirësit do të mund

të njihen nga afër me garuesit dhe mjetet. Ceremonia e çmimeve për Rally Albania do të zhvillohet në Tiranë, të dielën e 16 qershorit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELBASAN/ Arrestohet shtetasi nga Kosova, ishte në kërkim për mashtrim, merrte para për...
Previous article Sherr i madh në familje, burri rrëmben thikën e kuzhinës dhe i sulet gruas në sy të fëmijëve

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT