Është e përvitshme parada e shqiptarëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rrugët e New York dhe Manhattan.
Qindra shqipe me mjetet e tyre luksoze, flamurë në duar e veshje tradicionale shqiptare, veshin kuq e zi rrugët e SHBA.
Duke kërcyer e kënduar këngë popullore nacionaliste shqiptare ata bien në sy të të gjithë banorëve të qiellgërvishtëseve gjigante.
Kjo është dita e vetme kur emigrantë dhe shqiptarë të pajisur me Green Card bëhen së bashku dhe i tregojnë një Amerike të tërë traditat e kombit.
Parada nis që nga Midtown Manhattan e deri në Central Park New York.
Makinat që morën pjesë në paradë kapin çmime marramendëse.
Tipe nga më luksoze me çmime shumë të larta si “Bentley , S-Class 2018 (S63) , GTS AMG , Nissan GTR” dhe shumë lloje të tjera.









