Një person ka bërë vetëvrasje vetëm disa metra larg Qabes, brenda xhamisë së Madhe të Mekës, duke u hedhur nga kati i tretë në sipërfaqe, ku mijëra pelegrinë po kryejnë tarafin.
Incidenti ndodhi të premten vonë dhe momenti u filmua nga të pranishmit brenda kompleksit të Masjid al-Haram.
Disa media saudite raportuan se burri vdiq menjëherë pas goditjes në tokë. Ai ishte një qytetar 26 vjeçar francez i cili u konvertua në Islam, fe e cila e konsideron vetëvrasjen si një mëkat të pafalshëm.
Autoritetet po hetojnë motivin e vetëvrasjes, dhe po marrin parasysh nëse ka pasur shkelje të sigurisë.
Edhe më herët në shkurt të vitit 2017, një burrë u përpoq të vriste veten brenda kompleksit të Qabesë së Shenjtë, por u pengua nga rojet e sigurisë.
Man commits suicide inside Grand Mosque of Mecca next to Kaaba
WARNING: DISTURBING FOOTAGEMan commits suicide inside the Grand Mosque of Mecca housing the Kaaba, Islam's holiest site, by jumping from the third floorhttp://sabahdai.ly/nMG4Z0
Gepostet von DAILY SABAH am Samstag, 9. Juni 2018


