• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Vettingu po ecën shumë mirë”/ Balla dhe Ahmetaj mesazh nga Elbasani: Pas pak ditësh presim….
Home
Shqipëri

“Vettingu po ecën shumë mirë”/ Balla dhe Ahmetaj mesazh nga Elbasani: Pas pak ditësh presim….

9 June, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Llogaridhënia publike e qeverisë u ndal në Njësinë Administrative Shirgjan, Bashkia Elbasan ku Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sëbashku me ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini, zv. ministrin e Bujqësisë, Dhimo Kote dhe drejtues qendrorë institucionesh iu përgjigjën një për një shqetësimeve dhe ankesave të banorëve.

Në fjalën e tij, Balla duke folur për reformën në drejtësi, tha se Vettingu po shkon në themelet e sistemit të vjetër të drejtësisë, për t’i shkulur nga themelet personat që nuk e meritojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

“Një vit më parë këtu para jush, së bashku me Edi Ramën, u angazhuam për të çuar përpara Vettingun. Para një vit nuk e besonte kush që Prokurori i Përgjithshëm do të ishte subjekt i Vettingut dhe sot besoj e keni ndjekur që Vettingu po shkon në themelet e sistemit të vjetër të drejtësisë, për t’i shkulur nga themelet personat të cilët nuk e meritojnë, në asnjë moment të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë, e për të ngritur kështu një drejtësi të re,  e cila të bazohet tërësisht në meritokraci profesionale, integritet dhe ku i jepet drejtësi atij që i takon, jo atij që paguan, – deklaroi Balla.

Duke folur për hapjen e negociatave, Balla tha: “Ne presim pas pak ditësh një lajm të mirë për Shqipërinë, siç është hapja e negociatave. Hapja e negociatave ishte e lidhur tërësisht me ecurinë e procesit të Vettingut dhe Vettingu po ecën shumë mirë”.

Ndërsa ministri Ahmetaj në fjalën e tij tha se, për herë të parë në Shqipëri ka ndryshuar mënyra e qeverisjes dhe qytetarët kanë akses direkt dhe konkret në vendimmarrje.

Llogaridhënia publike e qeverisë, vijoi edhe në Njësinë Administrative Polis, Bashkia Librazhd, ku banorët e tkësaj njësie shprehën problemet e hasura, një pjesë e të cilave gjetën zgjidhje të menjëhershme.

Sipas, Ballës, askush nuk e kishte menduar më parë se e gjithë qeveria do të shkonte në çdo cep të vendit, edhe nëse s’ka zgjedhje, por me synimin e vetëm për të qenë pranë qytetarëve për çdo problem që kanë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milinkovic-Savic: Një trofe do më realizonte ëndrrat
Previous article TËRMET TEK PËRMBARIMI/ Pirro Lutaj SHKARKON 25 punonjës

Redaktor2

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK Breaking News

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT