• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rikthim të Rusisë në G7? Reagojnë liderët perëndimorë: Ja pse jemi kundër
Home
Europë

Rikthim të Rusisë në G7? Reagojnë liderët perëndimorë: Ja pse jemi kundër

9 June, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Fuqitë perëndimore kanë hedhur poshtë sugjerimin e presidentit amerikan, Donald Trump për ta ftuar Rusinë sërish në grupin e shtatë vendeve më të industrializuara (G7), teksa kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë derisa të ndodhë “progres” në zgjidhjen e konfliktit në lindje të Ukrainës.

Shtetet e Bashkimit Evropian, që janë katër nga shtatë anëtarët e këtij grupi, para samitit “janë pajtuar se kthimi i Rusisë në samitet e G7-ës nuk mund të ndodhë derisa nuk shënohet progres substancial në lidhje me problemet në Ukrainë”, tha Merkel në nisjen e samitit, që po mbahet në Quebec të Kanadasë.

Rusia ishte përjashtuar nga ky grup katër vjet më parë, pas aneksimit të paligjshëm të gadishullit ukrainas të Krimesë.

Përderisa Merkel tha se në Evropë ka “pikëpamje të përbashkët” për këtë çështje, kryeministri i ri italian, Guiseppe Conte bëri thirrje për kthimin në “tavolinën e bisedimeve” të Rusisë.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau po ashtu ka reaguar pas sugjerimit të Trumpit.

“Rusia e ka bërë të qartë se nuk ka interesim që të sillet në bazë të rregullave të demokracive perëndimore”, tha ministrja e Jashtme kanadeze, Chrystia Freeland.

“Nuk ka bazë, që me këto veprime të Rusisë, ajo të rikthehet në G7”, tha tutje ajo.

Para nisjes së samitit treditor të G7-ës, Trump deklaroi se “duhet ta lejojë Rusinë të kthehet në këtë grup elitar”.

“Ne takohemi pa Rusinë. Ata duhet ta lejojnë Rusinë, sepse duhet ta kemi atë në tryezën negociuese”, është shprehur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.(rel)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Nuk do ta harroni kurrë”, Vladimir Putin lëshon mesazhin para Botërorit
Previous article AXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/06/2018/ Ngjarjet më të rëndësishme sot në botë

Redaktor2

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës Botë

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT