Bashkëqeverisja me qytetarët një zotim i votëbesuar nga shumica dhe një sfidë e madhe për ta kthyer në çdo hap, në një koalicion real qeverisës të Partisë Socialiste me njerëzit e zakonshëm për Shqipërinë që duam.
Platforma shqiperiaqeduam.al mekanizëm i garantuar që fuqizon qytetarët dhe vë në lëvizje qeverinë në kohe reale në mbështetje të tyre.
Rama në fjalën e tij u shpreh:
“Duhet të shohim përpara për gjërat që duhen bërë. Është e rëndësishme që duhet të dëgjojë nga ju se çfarë pretendimesh kemi. Kjo qeveri është në hapat e parë të mandatit të ri. Jemi angazhuar shumë fort për të pësuar një ndryshim të fort, në zyrat e shtetit, por ka shumë pengesa. Qeveria është në xhepin tuaj, hapni aplikacionin dhe shënoni hallin që keni për të adresuar problemin dhe veni menjëherë në lëvizje ministrin apo ministren varet në cilin sektor keni adresuar problemin, brenda 10 ditësh. Siç po e shihni sistemi i drejtësisë po pastrohet nga ata të cilët nuk justifikojnë dot pasurinë”.
“Kemi kaluar 10 mijë raste ankesash dhe kërkesash dh e gjithë ajo pjesë që lidhet me administratën merr adresimin e menjëhershëm dhe zgjidhet kur i takon individit apo komunitetit. Një pjesë e rasteve lidhen me procese gjyqësore, por administrata ska ndikim tek gjykatat.
Por kjo është arsyeje pse ne po shtyhemi fort për të bërë reformën në drejtësi, për të pastruar sistemin nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.
Një pjesë e tyre përjashtohen nga sistemi për shkak të pasurisë.
Shumëkush mendon këtu se historia mbaron këtu, por në fakt është rasti të kujtojmë thënien se ‘dardha e ka bishtin pas’. Reforma do merret me të gjithë, politikanë, biznesmenë, pas sistemi i pastruar i drejtësisë do të merret me të gjithë, si të barabartë para ligjit”, pohoi ai. /AlpeNews.al
ERTV Live😊: Lushnje – LLOGARIDHËNIA PUBLIKE Bashkëqeverisja me qytetarët një zotim i votëbesuar nga shumica dhe një sfidë e madhe për ta kthyer në çdo hap, në një koalicion real qeverisës të Partisë Socialiste me njerëzit e zakonshëm për Shqipërinë që duam🇦🇱🇪🇺 Platforma shqiperiaqeduam.al mekanizëm i garantuar që fuqizon qytetarët dhe vë në lëvizje qeverinë në kohe reale në mbështetje të tyre👍
Gepostet von Edi Rama am Samstag, 9. Juni 2018


