• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Aksidenti me dy viktima në Jorgucat/ ZBULOHET SHKAKU, shoferin e zuri gjumi…
Home
Breaking News

Aksidenti me dy viktima në Jorgucat/ ZBULOHET SHKAKU, shoferin e zuri gjumi…

9 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy gra nga Lazarati kanë humbur jetën dhe një e tretë është në gjendje të rëndë në spital, si pasojë e një aksidenti fatal, ndërsa Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit. Ngjarja e rëndë ndodhi të premten rreth orës 14:00, në aksin nacional Gjirokastër–Kakavijë, shumë pranë kthesës së fshatit Jorgucat.

Tri gratë janë përplasur nga një makinë tip “Nissan” me karroceri. Sipas Policisë, mjeti me targa GJ 0524 A që drejtohej nga 64-vjeçari Leonidha Klemo, banues në fshatin Grapsh të Dropullit të Poshtëm, ka aksidentuar tri shtetaset, të cilat ndodheshin në anë të rrugës. Ngjarja ka qenë fatale për 40-vjeçaren Haxho Çela, e cila ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme pas goditjes nga pjesa e djathtë e kofanos së makinës.

Të gjendura të papërgatitura, pas një dite të gjatë e të lodhshme pune nën diellin përvëlues, as dy gratë e tjera nuk kanë mundur të reagojnë dhe si pasojë nuk i janë shmangur goditjes nga automjeti. 38-vjeçarja Sili Krishti ka humbur jetën vetëm pak minuta pasi kishte mbërritur në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa Pranvera Gjini, 32 vjeçe, e vetmja e mbijetuar, është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Sipas grupit hetimor, mendohet se drejtuesi i mjetit që vinte nga Kakavija, në momentin fatal e kishte zënë gjumi, ndërsa mjeti mori drejtimin lindor të rrugës, duke u përplasur fillimisht me bordurat anësore dhe më pas me gratë, të cilat qëndronin të ulura në bordurë në pritje të mjeteve të rastit, për të shkuar në shtëpi.

Ttri gratë nga Lazarati punonin prej vetëm 20 ditësh në pikën e grumbullimit të bimëve medicinale në Jorgucat. 40-vjeçarja Haxho Çela është nënë e katër fëmijëve, ndërsa 38-vjeçarja Sili Krishti la jetimë dy fëmijë të mitur, më i madhi prej të cilëve në klasën e dytë fillore.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TOP ON THE LIST/ Dua Lipa vazhdon të thyej rekorde, qëndron për 8 herë...(VIDEO)
Previous article Sytë nga KAS, ja kur del përgjigjia për çështjen “Skënderbeu”

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT