Nje i ri ka rene ne prangate Policise Lushnje pasi ka ushtruar dhune fizike ndaj babait te tij tw moshuar.
I riu eshte Tani Kaboçi 31 vjeç.
Vetem para dy ditesh qe nje i ri ne Lezhe qelloi mbi dy prinderit e tij dhe i la te vdekur ne vend.
Dhuna në familje nuk ka të sosur, këtë herë një djalë ka dhunuar babain e tij në Divjakë të Lushnjës.
Sipas të dhënave zyrtare specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin Tani Kaboçi, 31 vjeç, banues në Gradisht, Divjakë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit M.Kaboçi, 68 vjeç. Mësohet se i moshuari ka shkuar në urgjencë për t’u mjekuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.


