• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Le Monde zbulon projektin danezo-austriak për ngritjen e kampeve të azilantëve në Shqipëri. Ato do të…
Home
Sociale

Le Monde zbulon projektin danezo-austriak për ngritjen e kampeve të azilantëve në Shqipëri. Ato do të…

9 June, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Rritja e forcave të ekstremit të djathtë në Evropë dhe retorika e tyre kundër emigrantëve po i detyrojnë qeveritë e vendeve të BE të flasin për ngritjen e kampeve të azilantëve në portat e Evropës. Gazeta franceze Le Monde, njofton se kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen (në foto me kancelarin austriak  Sebastian Kuruz) njoftoi të martën në 5 maj se qeveria e tij qe në bisedime me Austrinë e cila do të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, si dhe me vende të tjera, “Për një regjim të ri të azilit në Evropë”.

Plani është për ngritjen e qendrave të pritjes dhe të dëbimit të emigrantëve që do të ngrihen jo në vendet e BE por në vendet që janë në kufi me të.

Lars Lokke Rasmussen nuk i përmendi vendet ku do të ngrihen këto kampe, por gazeta Le Monde thotë se shumë burime konfirmojnë se bëhet fjalë për dy shtete që synojnë të aderojnë në BE si Shqipëria dhe Kosova.

Thuhet se ideja fillestare e hapjes së këtyre kampeve vjen nga ministri i brendshëm i Austrisë, Herbert Kickl, i partisë së ektremit të djathtë, FPÖ. Madje sipas të përditshmes franceze të referencës për këtë gjë është folur edhe samitin e Sofies që u organizua mes 28 vendeve të BE 5 vendeve të Ballkanit perendimor, ku mori pjesë edhe Edi Rama.

Sipas Le monde ky projekt i është prezantuar edhe Berlinit, por një i afërt i kancelares Merkel i ka thënë gazetës se Gjermania është skeptike për këtë ide. Gjithashtu Le monde citon një burim diplomatik që e ka cilësuar si të “pa imagjinueshme” idenë se vendet e Ballkanit perëndimor mund ta pranojnë një gjë të tillë, qoftë edhe nëse u ofrohen ndihma financiare apo një prespektivë më e mirë që dosja e tyre të përparojë në rrugën e integrimit evropian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Do ju çoj në parajsë/ Ish banorja e BB "TËRBON" rrjetin, e veshur me një fund të shkurtër i dalin sheshit...(FOTO)
Previous article “Lewandowski i ri” zbarkon në Serie A

Redaktor2

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza Aktualitet

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT