• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FLET dëshmitari i ri: “Babalja” nuk më pagoi që u shtira si Agron Xhafaj, ndaj e denoncova
Home
Breaking News

FLET dëshmitari i ri: “Babalja” nuk më pagoi që u shtira si Agron Xhafaj, ndaj e denoncova

9 June, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dëshmitari i vetëofruar në prokurori ka treguar një version krejt të kundërt nga Albert Veliu (Babalja), duke pretenduar se e vërteta absolute e këtij audio-përgjimi, është fund e krye një trillim i orkestruar mes tij dhe vëtë Babales. Qëllimi i vetëm sipas tij ka qënë fitimi i një shume parash, dhe asnjë gjë tjetër, pa e menduar mirë dhe gjatë se çfarë impakti do sillte ky audio-përgjim me aktorë, në jetën politike të vendit.

Shuma e këtij shpërblimi dhe emri i këtij personi të vetëofruar në prokurorinë e Krimeve të Rënda, tashmë dihet nga prokurorët, të cilët pritet që brenda 1 jave të japin një rezyme të qartë, mbi këtë audio-përgjim, personanzhet e tij, aktorët që e kanë financuar dhe ata që kanë qëndruar në distancë.

Personazhi i vetëofruar ka shmangur totalisht vllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, duke pohuar se ai është kthyer viktimë e hakmarjes personale e Albert Veliut dhe dëshirës për të fituar para nga kjo histori përgjimi, që u denoncua nga PD si një rast flagrant i implikimit të Geron Xhafaj në trafikun e drogës nga Vlora në drejtim të brigjeve Italiane.

“Shqiptarja.com” mëson se ky person i vetëofruar, është i papunë, rreth 45-vjeç dhe jeton në Novoselë, fshat që ndodhet buzë lumit të Vjosës, ku ndahet vija administrative mes Fierit dhe Vlorës. Me probleme të theksuara ekonomike dhe familjare, ky njeri ka rënë dakord të luajë rolin e Agron allias Geron Xhafaj në audio-përgjimin, tashmë të shumë përfolur dhe që trazoi jetën politike të vendit. Me Albert Veliun, që PD e etiketoi si dëshmitari “X”, ky person ka njohje, për më tepër ka dyshime se ka lidhje farefisnie.

Banori i Novoselës u ka pohuar prokurorëve të krimeve të rënda se është njeriu që ka aktruar në atë audio-përgjim, duke bërë rolin e Agron Xhafaj. Sigurisht që marja përsipër e këtij roli, do të sillte një shumë financiare në xhepat e banorit të Novoselës, para këto që nuk kanë mbëritur ende tek ai. Në dëshminë e dhënë para anëtarëve të grupit hetimor dëshmitari i vetëofruar ka theksuar se babalja i ka premtuar një sasi të konsiderueshme lekësh, nëse e bënte këtë shërbim.

Ai mësohet se u ka treguar prokurorëve dhe emrat e personave se nga do vinin këto para dhe me cilin person ishte lidhur i njohuri i tij Albert Veliu (Babalja), por ka sqaruar se sapo të bënin këtë audio-përgjim dhe ta dorëzonin tek personi që e kishte kërkuar, do vinte dhe shpërblimi i parave. Në fakt kjo bisedë e improvizuar është rregjistruar dhe më pas babalja e ka dorëzuar, ku disa muaj më vonë ajo është shfaqur nga selia e PD, në të gjitha mediat e vendit.

Por ajo që priste dëshmitari i vetëofruar, ishin paratë që babalja i kishte premtuar dhe që sipas tij, nuk kishin mbëritur ende tek xhepat e tij. Ky person u ka treguar prokurorëve se sasinë e parave dyshonte se e kishte marrë të gjithën Babalja, i cili tashmë është larguar nga Shqipëria dhe ka kërkuar azil politik në Kosovë së bashku me djalin e tij.Me dyshimet se sasinë e parave e kishte marrë të gjithë për vete Babalja, ai ka vendosur të paraqitet në ambjentet e prokurorisë duke treguar të vërtetën.

“…më premtoi para, por nuk më dha asgjë…”- mësohet tu ketë treguar prokurorëve. Personi që mbante kontakte Babalja ishte gazetari Jetmir Olldashi, i cili ka pranuar publikisht se kishte kryer disa takime me Babalen në Tiranë dhe në Vlorë. Ka qënë ose jo, gazetari Olldashi ndërlidhësi mes Babales dhe figurave politike të PD për të inskenuar një audio-përgjim të tillë, kjo nuk dihet dhe nuk jepet e qartë deri më tani nga anëtarët e grupit hetimor të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Nga burimet, ende nuk na është përcaktuar se sa do ishte shpërblimi financiar që do merte Babalja dhe dëshmitari i vetëofruar për të përgjim të inskenuar,i cili kishte marrë përsipër të aktronte Agron Xhafaj, vllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Skenari ishte i qartë, dhe se gjithçka po përgatitej për të krijuar një situatë politike, me qëllim goditjen politikisht të familjes së ministrit Xhafaj, duke e etiketuar vllain e tij, si person që drejton grupet kriminale në Vlorë të trafikut të drogës dhe që mbështetet fort nga strukturat policore të drejtorisë së Vlorës. Pritet që brenda javës së ardhshme Prokuroria e Krimeve të Rënda të dalë me një konkluzjon përfundimtar lidhur me hetimet e këtij rasti, duke sqaruar misterin e audio-përgjimit që trazoi jetën politike të vendit.

Konkluzioni
Pritet që brenda javës së ardhshme Prokuroria e Krimeve të Rënda të dalë me një konkluzjon përfundimtar lidhur me hetimet e këtij rasti, duke sqaruar misterin e audio-përgjimit që trazoi jetën politike të vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trump i izoluar në ditën e parë të samitit të G7
Previous article Supë me lakuriq nate??? Bëni gati stomakun, këto janë ushqimet më të shpifura në botë !

Redaktor2

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza Aktualitet

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT