• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË PO NDODH/ E PREMTJA e zezë trondit vendin. Vrasje e dyfishtë, krim në familje dhe aksidentet me vdekje…
Home
Ekskluzive

ÇFARË PO NDODH/ E PREMTJA e zezë trondit vendin. Vrasje e dyfishtë, krim në familje dhe aksidentet me vdekje…

8 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

E premtja konsiderohet si ditë ters nga shumë individë. Si arriti kjo ditë të kthehej në simbol fatkeqësie duke bërë të “Premten e Zezë” si ditën më famëkeqe.
Sado në dukje si një “mit”, fatkeqësisht kjo gjë u pasqyrua edhe sot në këtë të premte, që mori jetë njerëzish në mënyrat më makabre.

Çfarë ndodhi sot:
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e kësaj të premteje. Një i ri ka vrarë me dy plumba pistolete një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten me plumb pas koke, duke ndërruar jetë një orë më vonë në spital.

31-vjeçari Mata kishte një servis brenda ambienteve të shtëpisë së tij, ku punonte, ndërsa 19-vjeçarja Çuni punonte në një supermarket aty afër. Shkak dyshohet një lidhje e prishur. Mësohet se e reja është ngacmuar shpesh nga 31-vjeçari, i cili babai i një fëmije dhe i divorcuar, si në vendin e punës edhe në rrugë, dhe për këtë e reja e kishte denoncuar edhe në polici. Uniformat blu kishin thirrur të dyja palët, ku Xhaferr Mata kishte deklaruar se nuk do ta ngacmonte më, por sot ai i mori jetën, duke e qëlluar me dy plumba.

Krim në familje, burri qëllon gruan me sende të forta, ajo vdes në spital

Vetëm para pak minutash, një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin, mbremjen e sotme mësohet se burri ka vrarë gruan 40 vjeçe në qytetin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 15 Spitallë, ku pas një konflikti në familje burri ka ndërmarrë aktin makabër. Adriana Shaholli 40 vjeçe ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra nga goditjet me sende të forta.

44 vjeçari vetvritet në Prrenjas
I ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike një 44-vjeçar nga fshati “Farret Stravaj” i Përrenjasit, duke u vetëvarë me litar në banesë.

Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë gjetur ditën e djeshme pa shenja jete shtetasin me iniciale L.V., ndërsa edhe pse janë munduar t’i japin ndihmën e parë, nuk kanë mundur ta shpëtojnë.litari-640×452

Menjëherë më pas është lajmëruar edhe policia, të cilët pas mbërritjes në banesë dhe pas këqyrjes së trupit, nuk kanë konstatuar shenja dhune.

Nga dëshmitë e familjarëve është pohuar se 44 vjeçari vuante nga depresioni.

Hidhet nga ballkoni i moshuari në Gramsh

Një person është hedhur nga ballkoni i shtëpisë ku jetonte, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje, në Gramsh.

Mësohet se 84-vjeçari Xh.K. është hedhur nga ballkoni i shtëpisë dy katëshe, ku si pasojë e përplasjes ka pësuar dëmtime të shumta.

Ai u dërgua nga të afërmit në spital, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bazuar nga hetimet paraprake dhe dëshmitë e familjarëve, rezulton se i moshuari ishte i sëmurë mendor dhe akti i rëndë është kryer në kushtet e tronditjes psikologjike.

 Aksident i rëndë në Gjirokastër, dy gra humbin jetën

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Gjirokastër, me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri. Policia njofton se kanë humbur jetën dy gra dhe është plagosur rënë një tjetër, teksa janë përplasur në anë të rrugës nga një kamionçinë.

Përplasja ka rezultuar fatale për shtetaset H.Ç e S.K banuese në Lazarat, ndërsa shtetasja tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Jorgucat, ku mjeti që ka përplasur gratë drejtohej nga shtetasi Leonidha Klemo, banues në Gjirokastër.

Aksident në Korçë

Dy persona kanë mbetur të plagosur në orët e mbrëmjes së të premtes pas një aksidenti të ndodhur në rrugën Korçë-Voskopojë.

Një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë dy personat që po udhëtonin me motor kanë mbetur të plagosur.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas ndarjes nga burri, Jonida ZBULON kush është DASHURIA e saj e MADHE (FOTO)
Previous article VIDEO/ Gjermania fitore jo bindëse para Kupës së Botës, shkëlqen Neuer

F.autor

Postime të ngjashme

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë Aktualitet

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth... Aktualitet

TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth...

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit Aktualitet

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT