Rëndohet bilanci i aksidentit të ndodhur sot në Jorgucat. Policia ben me dije se kane humbur jeten 2 gra dhe nje e trete ndodhet ne spital ne gjendje te rende.
Sipas te dhenave te para automjeti që vinte nga Kakavija me targën GJ 0524 A ka përplasur tre gratë të cilat ishin punëtore fushe dhe po lëviznin me këmbë në anë të rrugës, pasi kishin mbledhur bime medicinale.
Si pasojë dy prej shtetaseve H.Ç e S.K banuese në Lazarat kanë humbur jetën, ndërsa shtetasja tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Sipas burimeve, Leonidha Klemo eshte shoferi qe perplasi grate i cili eshte shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës dhe po merret në pyetje. Ai drejtonte mjetin qe shihni ne foton me poshte:
Informacioni paraprak:
Njoftohemi se në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavijë, në vendin e quajtur Jorgucat ka ndodhur një aksident rrugor. Mjeti tip “Nissan”, me targa GJ 0524 A, me drejtues shtetasin Leonidha Klemo, banues në Gjirokastër, ka goditur tre shtetase, të cilat lëviznin me këmbë në anë të rrugës.
Si pasojë dy prej shtetaseve H.Ç e S.K banuese në Lazarat kanë humbur jetën, ndërsa shtetasja tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor dhe grupi hetimor ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



