• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Hyka: Tirana do ngjitet. Me Panuçin nuk kam folur, por pres grumbullimin
Home
Intervista

Hyka: Tirana do ngjitet. Me Panuçin nuk kam folur, por pres grumbullimin

17 November, 2017 Ina.Autor Futboll, Intervista

ahmir Hyka prej ditësh ndodhet në Shqipëri. Mbyllja e kampionatit në Amerikë me San Hoze Ërthkuejks, ka bërë që mesfushori të kthehet në vendlindje për të pushuar. Për Tiranën ka gjithnjë mall dhe jo vetëm për qytetin, por edhe për ekipin e futbollit ku ka kaluar jo pak.

Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, 29-vjeçari thekson se nuk e kishte menduar kurrë rënien e bardhebluve, megjithatë rikthimin e sheh më shumë se të realizueshëm. Nuk kishte si të mos fliste për aventurën në MLS dhe vlerësimin që i është bërë brenda një viti, por në harresë nuk la as Kombëtaren. Edhe pse nuk ka folur me Panuçin, ai thekson se kuqezinjtë nuk e kanë mbyllur ende.

Jahmir Hyka – Albania – San Jose Earthquakes

Jahmir, sa e ke ndjekur në këtë sezon Tiranën?

Jo edhe aq shumë, të them të drejtën. Por me aq sa e kam parë, mund ta them me bindje se kanë krijuar një ekip të organizuar mirë në çdo repart. Them se nuk do ta diskutojnë ngjitjen në Superiore.

E kishe menduar ndonjëherë që Tirana do të ishte në Kategorinë e Parë?

Asnjëherë nuk e kisha menduar. Por në fund të fundit, futbolli ndaj është i bukur, pasi është i paparashikueshëm. Ndodh gjithçka, ndoshta edhe ajo që kurrë nuk mund ta çosh në mendje.

Çfarë të mungon nga Shqipëria dhe futbolli shqiptar?

Nga Shqipëria më mungon familja dhe shoqëria, normale, pastaj Tirona si qytet. E kam për zemër se këtu jam rritur. Ndërsa nga futbolli shqiptar, jo shumë gjëra, për vetë faktin se në kohën kur unë isha këtu, kushtet nuk ishin të përshtatshme. Por tani është përmirësuar ndjeshëm gjithçka.

hyka1

Cili është momenti më i bukur si bardheblu?

Do veçoja fitimin e Kupës kundër Dinamos në vitin 2011.

Po më i hidhuri?

Momenti më i hidhur mbetet humbja në finalen e Kupës kundër Vllaznisë, në 2008 ose 2009, nuk e mbaj mend mirë.

Si po shkon aventura amerikane?

Amerika po më pëlqen shumë faktikisht. Është një kampionat në rritje. Me ekipin arritëm të hynim në “play-off”, gjë që nuk ndodhte prej 5 vitesh, kështu që mund ta quajmë një sezon pozitiv.

Në më pak se një vit, je nominuar si lojtari “fair play” dhe për golin e vitit në Amerikë. Çfarë ndjesie të jep ky fakt?

Ndihem më shumë se mirë, nuk ka si të jetë ndryshe. Të lësh shenjë në një vend dhe kampionat të ri që në vitin e parë, është realisht pozitive. Por, mendoj se ky është vetëm fillimi për mua. Besoj se mund të bëj akoma edhe me mirë dhe shpresoj që vitin tjetër ta ndihmoj ekipin që të arrij objektivat.

jahmir hyka

Ke diçka më tepër se 7 vite larg Shqipërisë, çfarë ka ndryshuar te Hyka gjatë kësaj kohe?

Në fakt, kam 10 vite jashtë Shqipërisë, duke përfshirë shkëputjen 6-mujore ku u riktheva te Tirana. Hyka nuk është se ka ndryshuar shumë, mbase tani kam pak më shumë eksperiencë dhe rrjedhimisht, pjekuri.

Kalojmë pak te Kombëtarja, a ke folur me Panuçin?

Jo, me trajnerin nuk kam folur.

E prisje që të mos ishe pjesë e listës së të grumbulluarve për këtë miqësore?

Unë për momentin jam i dëmtuar dhe s’e besoj që do isha i gatshëm për këtë ndeshje, megjithatë komunikim nuk kam pasur me asnjë.

E ardhmja me Kombëtaren, një “raport” që do të vazhdojë apo mund ta quajmë të mbyllur?

Unë jam në kulmin e karrierës dhe ndihem mirë. E kam thënë gjithmonë, që të luaj për Kombëtaren, është krenari, kështu që s’ka arsye pse ta quajmë të mbyllur këtë marrëdhënie. Megjithatë, kjo nuk më takon mua. Është trajneri që i bën zgjedhjet.

Si t’u duk ekipi në Turqi dhe sa shpresë jep ajo fitore, edhe pse me 10 lojtarë?

Ekipi më pëlqeu shumë në fakt, sepse përveç aspektit defensiv në këtë ndeshje, guxuam në sulm, gjë që solli edhe fitoren. Kjo gjë jep shpresa edhe për vazhdimësinë e Kombëtares, që gjithashtu, me afrimin e lojtarëve të rinj, mund të ketë një ecuri pozitive në eliminatoret e ardhshme .

Duke qenë se je pushim deri në fund të këtij viti, ke planifikuar që të stërvitesh me Tiranën?

Si fillim, kam edhe 2-3 javë pushim për arsye të dëmtimit që kam në gju, pastaj plani është që të filloj stërvitjen dhe normalisht, një mundësi është Tirana, gjithnjë nëse drejtuesit do më japin lejen, sigurisht.

ADELA MERKO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjendet thesari më i madh 850 vjeçar/ Ja çfarë mbante
Previous article ENVER ROBELLI: Lamtumirë, Eulex!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MEKSIKË-AFRIKA E JUGUT/ Me një gol të shënuar, mbyllet pjesa e parë e sfidës së Botërorit (VIDEO) Futboll

MEKSIKË-AFRIKA E JUGUT/ Me një gol të shënuar, mbyllet pjesa e parë e sfidës së Botërorit (VIDEO)

ZYRTARE/ Murinjo rikthehet në Madrid, zbulohen detajet e kontratës me Realin Futboll

ZYRTARE/ Murinjo rikthehet në Madrid, zbulohen detajet e kontratës me Realin

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar Futboll

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT