• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Historia e errët e ishullit ku do të takohen Trump dhe Kim
Home
Jetë

Historia e errët e ishullit ku do të takohen Trump dhe Kim

8 June, 2018 Sadik.Autor Jetë

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri koreano-verior, Kim Jong Un do të takohen për herë të parë në Singapor, të martën e ardhshme, dhe kjo do të jetë diçka historike dhe e mrekullueshme.

Sentoza, një ishull që ndodhet në jug të Singaporit, është e mbushur plot gjelbërim, hotele luksoze, fusha golfi, me një kazino të jashtëzakonshme dhe një park argëtimi të “Universal Studios”.

Ajo është shtëpia e disa prej njerëzve më të pasur të botës, me një flotë jahtesh luksoze dhe vila me pamje nga deti që vlejnë miliona dollarë.

Zgjedhja e këtij ishulli prej 500 hektarësh për samitin ka edhe arsye logjistike. Ai është vetëm 500 metra larg tokës dhe i aksesueshëm kryesisht nga një rrugë e vetme, duke ofruar izolim dhe privatësi, ndërkohë që është më e lehtë për të rritur sigurinë dhe për të eleminuar trafikun gjatë kohës së këtij eventi.

Megjithatë, fasada e freskët dhe tropikale e Sentozës fsheh historinë e saj të përgjakshme.

Deri në vitin 1830, ishulli njihej nga banorët vendas (malaitë) si “Pulau Belakang Mati”. Ka shumë variacione të kuptimit që mund të ketë ky emëritm, por një prej përkthimeve më popullore është “ishulli ku të ndjek vdekja”.

Historianët janë të ndarë për arsyet e origjinës së këtij emri, me disa që spekulojnë se i referohet epokës së piraterisë, kur kishte shumë bastisje dhe gjakderdhje në këtë zonë.

Përdorimi i saj gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte i ngjashëm, pasi forcat pushtuese japoneze e përdorën ishullin si kamp për të burgosurit britanikë dhe australianë pas dorëzimit të forcave aleate në vitin 1942.

Në atë kohë plazhet e saj u shndërruan në zona të ekzekutimit masiv të një numri të lartë kinezësh të Singaporit, të cilët vriteshin sepse dyshoheshin, shpesh herë arbitrarisht, për sjellje kundër aktiviteteve japoneze.

Në vitin 1972, qeveria e Singaporit vendosi të ndryshojë gjithçka duke rizhvilluar ishullin për turizëm dhe duke i vënë emrin “Sentoza”, nga Malai, fjalë që i referohet një gjendje paqeje dhe qetësie. Të paktën një miliard dollarë nga fondet private dhe publike u hodhën në këtë projekt për ta kthyer në portën turistike që është sot.

Një prej atraksioneve kryesore është hoteli “Capella”, që do të presë samitin historik.

I dizenjuar nga arkitekti britanik, Norman Foster, i cili ka dizenjuar edhe selinë e famshme qendrore të “Apple” në formë rrethore në Kaliforni dhe “The Gherkin” në Londër, hoteli është një godinë koloniale e restauruar që përdorej për të pritur anëtarët e ushtrisë britanike, i mbushur plot zbukurime dhe një lëndinë të butë.

Prenotimi i një dhome për një natë në këtë hotel pompoz kushton rreth 600 dollarë të Singaporit (450 dollarë amerikanë), ku vila më e shtrenjtë arrin deri në 11 000 dollarë të Singaporit nata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ZBULUA DHE SEKRETI! Pippa Middleton konfirmon shtatzëninë
Previous article Tronditet Argjentina, humb Botërorin pasi këputi ligamentet e gjurit

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT