• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ministri i jashtëm turk, Mevlud Cavushoglu pezullon marrëveshjen me Greqinë
Home
Nderkombetare

Ministri i jashtëm turk, Mevlud Cavushoglu pezullon marrëveshjen me Greqinë

8 June, 2018 Sadik.Autor Botë, Nderkombetare

Athina zyrtare ka reaguar pas deklaratës së Ankarasë se ka pezulluar marrëveshjen dypalëshe për ripranimin e emigrantëve klandestinë.

Duke shpjeguar vendimin, ministri i jashtëm turk, Mevlud Cavushoglu, citohet të ketë thënë se kjo u bë si kundërpërgjigje ndaj vendimit të drejtësisë greke për të lënë të lirë tetë ushtarakët turq që kërkuan azil pas tentativës për grusht shteti.

Sipas gazetës Hurriyet, i pyetur nëse Ankaraja do të marrë masa ndaj vendimit të drejtësisë greke, Cavushoglu u përgjigj:

“Kemi një marrëveshje për emigracionin me BE-në, e cila po zbatohet. Kemi gjithashtu një marrëveshje dypalëshe ripranimi me Greqinë. Këtë marrëveshje ripranimi ne e pezulluam”.

Në përgjigje të kësaj deklarate, mediat greke cituan burime nga qeveria Tsipras të kenë thënë se “një gjë e tillë nuk mund të ndodhë”.

“Nuk influencohet nga deklarata e zotit Cavushoglu deklarata e përbashkët BE-Turqi, ku ka një kapitull për ripranimet. Protokolli i ripranimit midis Greqisë dhe Turqisë përbën një marrëveshje ndërkombëtare dhe rrjedhimisht duhet Turqia të ndjekë rrugën e parashikuar diplomatike për çdo ndryshim të mundshëm”.

Protokolli i ripranimit midis dy vendeve fqinje është nënshkruar vite më parë dhe parashikon kthimin e emigrantëve të paligjshëm që futen në Greqi nga Turqia, në këmbim të rilokacionit të refugjatëve sirianë që ndodhen në territorin turk, në vende të Bashkimit Europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pa prit pak! Mos ndoshta Aulona Musta zbuloi emrin e fituesit të “Dancing With the Stars”? (VIDEO)
Previous article “Fadil Kasëmi drejt lirimit”, Gjykata e Lartë reagon pas letrës së babait të Fildes Hafizit

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT