• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Italia heq dorë nga gazsjellësi TAP? Ja çfarë do ndodhë në Shqipëri
Home
Ekonomi

Italia heq dorë nga gazsjellësi TAP? Ja çfarë do ndodhë në Shqipëri

8 June, 2018 Redaktor2 Ekonomi

“Tap është një projekt i padobishëm dhe ne do ta rishikojmë atë”-ka deklaruar së fundmi Sergio Costa, Ministri i  ri i ambientit, i cili sapo ka marrë detyrën e re. Sergio Costa vjen nga radhët e 5 yjeve. Kështu qeveria e re italiane, e lindur nga bashkëpunimi mes dy partive populiste, “Liga e Veriut”-“Lëvizja 5 Yjet”, duket se nuk do që të humbasë kohë.

Paçka se, projekti i gazsjellësit në Itali do të jetë vetëm 8 kilometra i gjatë, polemikat kanë qenë të shumta gjatë këtyre dy viteve. Çështja ka shkuar deri në gjykatë, ndërkohë që kjo e fundit ka vendosur në favor të konsorciumit. Kritikët kanë kundërshtuar projektin për arsye ambientale. Por, gjithsesi, ministri i ri i ambientit në Itali e justifikoi vendimin për të rishikuar projektin me faktin se, Italia ka prodhim dhe import të mjaftueshëm të gazit, dhe për këtë arsye nuk i duhet një gazsjellës tjetër.

Rishikimi i “Tap” është përfshirë edhe në programin qeverisës mes dy partive, tha ministri. “TAP” shihet si një projekt strategjik nga Bashkimi Europian por edhe nga Shtetet e Bashkuara, pasi pritet që të ulë varësinë e Europës nag gazi rus. Vendimi i qeverisë së re italiane pritet të shkaktojë reagime të shumta nga Brukseli, ndërkohë që mund të interpretohet edhe si një lëvizje në favor të Moskës zyrtare nga Roma.

Edhe në rast se qeveria e re italiane do të marrë vendimin drastik për të anuluar “Tap”, Shqipëria nuk do të dëmtohet, përkundrazi. Përjashtimi i Italisë do t`i linte të gjithë peshën Shqipërisë dhe gazsjellësi adriatik-jonian do të merrte një rëndësi strategjike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Prindërit e gjejnë foshnjen të djegur në kopsht, më pas e kuptojnë gabimin e tyre të tmerrshëm
Previous article West Hami ofron 35 milionë euro Lazios për mesfushorin brazilian

Redaktor2

Postime të ngjashme

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT