Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën mengjesin e sotshëm. Një vrasje ka ndodhur në Tiranë në zonen e Don Boskos
Një i ri ka vrarë një vajzë dhe ma pas ka qelluar edhe veten. Vajza 19 vjeçare quhet Xhuljeta Çuni. Mesohet se i riu eshte në spital pas plagëve të marra, ai është Xhaferr Mata.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Mësohet se vajza e re ka vdekur në vend, ndërsa djali raportohet se eshte në Spitalin Ushtarak.
Nuk dihen ende shkaqet e krimit të rëndë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Në një postim në “Facebook”, ai shkruante se për një dashuri që e deshte me shumë se veten, do jepte edhe shpirtin.
Postimi:
– Luftova , humba shpirtin pas saj. Shita shpirtin pas asaj dashurie , kalova cdo nate duke ndertuar endrra , edhe iluzione. Kalova nete pa gjume , duke e menduar! Duke menduar qe ne altar te ishte ajo me fustan te bardhe edhe une te jem dhendrri. Enderrova me ate. Por edhe pse e desha me shume se veten , kjo gje nuk mjaftoi.
AlpeNews.al



