• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HUMB 10 mijë euro të punës në lojërat e fatit/ Shqiptari i bën “gropën” pronarit, për vete mendon…
Home
Breaking News

HUMB 10 mijë euro të punës në lojërat e fatit/ Shqiptari i bën “gropën” pronarit, për vete mendon…

7 June, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Provoi fatin në lojërat që jo gjithmonë sjellin fat. Rrezikoi të luante me para të pazarit ditor të bastores sportive. Filloi bastin me një shumë prej 700 eurosh. Humbja shkoi duke u rritur deri në 10 mijë euro, në mënyrë elektronike, pikërisht në bastoren ku punonte. Pas tërë këtij rrisku mbi supe, fati nuk doli të jetë në anën e tij. Kur e kuptoi se humbi paratë, gjilanasi doli nga vendi i punës, duke menduar më të keqen për veten e tij.

Për dy ditë familjarët nuk dinin asgjë për vendndodhjen e tij, derisa u gjet të premten pa vetëdije në qytetin e Ferizajt. Shumë nga banorët e qytetit të vogël të Gjilanit kishin dëgjuar për ngjarjen, megjithatë të gjithë e përshkruanin si djalë të mirë e punëtor.

Mendimin e njëjtë e ka edhe ish-shefi i tij, pasi ai tanimë ka ndërprerë punën në bastoren ku punoi për rreth 3 vjet. Gazeta Express ka biseduar sot me pronarin e bastores ku ka ndodhur ky rast. G.T, ende nuk është takuar me punëtorin, i cili, përveç 10 mijë eurove, thotë se ia ka borxh edhe afër 3 mijë euro të tjera për një rast pak a shumë të ngjashëm si ky. G.T., nuk e ka takuar ende punëtorin që ia humbi 10 mijë euro, thotë se për të fillimisht është e rëndësishme gjendja e tij.

“Kerkush nuk i ka bo presion, për neve u kan me rendësi që ai mu gjetë dhe u kan një ndër punëtorët më të mirë. Shumë është djalë i mirë”, thotë G.T., për Gazetën Express.

Policia kishte deklaruar se viktima, pasi i ka humbur paratë në bastore, nga depresioni ishte larguar nga shtëpia. Familjarët e kishin raportuar si të zhdukur në polici, ndërsa të premten ishte gjetur pa vetëdije në Ferizaj. Më pas i ishte ofruar edhe ndihma mjekësore. Familjarët e tij i thanë Expressit se gjendja se tij është e mirë. Mirëpo, ata kanë vendosur të mos prononcohen për rastin. Me kërkesë të tyre nuk do të publikohet as emri i tij.

“Nuk dojna me bo më shumë publike, e ka lan punën. Ai për momentin mirë është”, tha shkurt motra e tij.

Edhe G.T. thotë se ka dëgjuar se gjendja e ish-punëtorit të tij është e mirë, ndërsa ende nuk e ka takuar për të biseduar lidhur me rastin pasi thotë se nuk dëshiron t’i bëjë presion.

“Nuk e ka thirr më kerkush nuk i ka bo presion sa i përket anës tonë se kena taku hala. Edhe pak nuk do të takohemi”, thotë G.T.

Sidoqoftë, viktima ka deklaruar se pasi kishte luajtur dhe humbur në lojëra të fatit shumën prej 10.000 (dhjetëmijë) €, nga depresioni ishte larguar nga shtëpia.

“Viktima pa ndjenja është takuar nga qytetarët në një rrugë të Ferizajt, ku edhe ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal Ferizaj. Pas intervistimit, me vendimin e Prokurorit, rasti mbyllet me raport të veçantë”, ka njoftuar policia.

Ekspress

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Majk NUK përmbahet më! Kapet MAT me Melitën në mes të detit (FOTO)
Previous article TRAGJEDI në familjen mbretërore: Gjendet e vdekur motra e mbretëreshës, DYSHOHET se...

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT