• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Meta: Nuk ka si libri, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë
Home
Shqipëri

Meta: Nuk ka si libri, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë

17 November, 2017 k.autor Politikë, Shqipëri

Presidenti Ilir Meta vizitoi sot pasdite Panairin e 20-të të Librit “Tirana 2017”, i cili ka hapur siparin prej disa ditëve në Pallatin e Kongreseve.

Presidenti Meta vizitoi stendat dhe pavionet e shtëpive botuese ku ekspozohen botime të ndryshme në shqip dhe gjuhë të huaja, nga botues të shumtë të ardhur nga trevat shqiptare, universitete dhe institucione të ndryshme akademike.

Presidenti i Republikës u përshëndet, takoi dhe bisedoi me disa prej drejtuesve dhe përfaqësuesve të shtëpive botuese, duke shprehur përshtypje dhe vlerësime mbi titujt dhe autorët e librave të shpalosur në Panair, si dhe duke u ndalur te rëndësia dhe cilësia e botimit të librave shqip dhe tirazhit të tyre.

Presidenti Meta vuri në dukje në prani të mediave të pranishme: “Së pari dua të përgëzoj të gjithë botuesit për këtë angazhim, bashkëpunim dhe për këtë pjesëmarrje kaq të suksesshme në Panair, sidomos të fëmijëve e të rinjve që tregon një rritje të interesit për librin.

Dua të shpreh mbështetjen edhe për nismën ‘Të lexojmë së bashku’, sepse është vërtetë një nismë shumë pozitive jo vetëm për të nxitur leximin, për të inkurajuar të rinjtë, dhe fëmijët sidomos për t’i kushtuar një vëmendje edhe më të madhe librit, por edhe njëkohësisht për të nxitur debatin mbi librin, aftësitë krijuese të secilit, sepse të lexosh një libër, do të thotë të kesh një shok më shumë në sfidat e tua, në përpjekjet e tua për të ecur drejt ëndrrave. Dhe për të rinjtë, për fëmijët është e domosdoshme që të lexojnë sa më tepër, që të kenë sa më shumë vetëbesim për realizimin e projekteve të tyre.”

“Ajo që doja të theksoja është se libri, autorët, krijuesit dhe shtëpitë botuese ndeshen me vështirësi të jashtëzakonshme, sepse të botosh libra nuk është thjesht një sipërmarrje, aq më tepër një biznes, por mendoj se është një mision dhe kontribut i madh për publikun e gjerë, dhe të gjithë këta meritojnë më shumë vëmendje e lehtësi dhe absolutisht, meqë jemi edhe në prag të mbledhjes së dy qeverive: të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës dhe meqë këtu kemi mjaft shtëpi botuese nga Kosova që marrin pjesë dhe njëkohësisht shtëpitë botuese këtu në Shqipëri dhe ato në Kosovë botojnë edhe autorë nga secili prej vendeve tona, duhet të ecim drejt taktikave unifikuese, lehtësuese, të cilat heqin automatikisht çdo pengesë për qarkullim e librave. Sepse kështu na ndihmojnë në fuqizimin e mëtejshëm të kulturës sonë të përbashkët” – theksoi Presidenti Meta duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve.

23698704_1466884493430169_585220224_o
1 of 9 23698704_1466884493430169_585220224_o
23715024_1466884366763515_970845045_o
1 of 9 23715024_1466884366763515_970845045_o
23715156_1466884510096834_2095359854_o
1 of 9 23715156_1466884510096834_2095359854_o
23715212_1466884316763520_1837606472_o
1 of 9 23715212_1466884316763520_1837606472_o
23715287_1466884390096846_1873167743_o
1 of 9 23715287_1466884390096846_1873167743_o
23730643_1466884280096857_950562480_o
1 of 9 23730643_1466884280096857_950562480_o
23730848_1466884410096844_698362944_o
1 of 9 23730848_1466884410096844_698362944_o
23731010_1466884433430175_1755588076_o
1 of 9 23731010_1466884433430175_1755588076_o
23757800_1466884466763505_1442733370_o
1 of 9 23757800_1466884466763505_1442733370_o
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Takimi i ambasadorëve/ Kodheli: Ambasadorja e Francës më erdhi në zyrë kur isha ministre dhe...
Previous article Kur sfidohen ligjet e natyrës: Kjo “vajzës” është… 71 vjeç dhe kërkon të lindë

k.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT