• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Një akt mirësie bashkon dy familje të ndara që nga Lufta e Parë Botërore
Home
Dossier

Një akt mirësie bashkon dy familje të ndara që nga Lufta e Parë Botërore

17 November, 2017 Ina.Autor Dossier

Pavarësisht zgjidhjes së një misteri 99-vjeçar dhe gjetjes së të afërmit të fundit të gjallë të një oficeri gjerman që shpëtoi jetën e gjyshit të tij gjatë një beteje të Luftës së Parë Botërore, një ushtarak neozelandez është në pritje të një mundësie për të kthyer një objekt të vyer që i përkiste oficerit gjerman.

Hayden Cullen ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për të gjetur të afërmit e Heinrich Held, mbiemri i të cilit në mënyrë të rastësishme përkthehet “hero”, përpara se ai të nisej në Belgjikë si anëtar i Ushtrisë së Zelandës së Re për të përkujtuar 100- vjetorin e Betejës së Passchendaele, e njohur ndryshe si “Beteja e Tretë e Ypres”, muajin e kaluar.

Heinrich Held ishte një oficer gjerman, i cili u përfshi në shpëtimin e jetës së stërgjyshit të Cullen, ushtarit Raymond Cullen, gjatë çlirimit të qytetit francez, Le Quesnoy, në vitin 1918.

Sipas letrave që ai u kishte dëguar familjarëve, ushtari Cullen ishte plagosur rëndë gjatë breshërive të artilerisë, i vetmi nga shtatë ushtarët që ndodheshin në bunker dhe që kishte mbijetuar.

Ai ishte duke gjetur një vend të sigurt për t’u mbrojtur, kur rastësisht takohet me një oficer gjerman dhe shokët e tij të togës që ishin duke u dorëzuar.

Shokët e togës bënë një barrel duke përdorur veshjet e tyre dhe e çuan Cullen në vendin ku jepej ndihma mjekësore. Përpara se të zihej rob, oficeri gjerman i dha Cullen portofolin e tij, i cili e solli atë në fermën e familjes.

Familja e Cullen ka qënë në kërkim të ushtarit që ata e njihnin vetëm si H Held. për rreth një shekull.

Me ndihmën e një punonjësi të arkivave, ata më në fund zbuluan se emri i tij i plotë ishte, Heinrich Held nga Eppensen në Saksoninë e Poshtme dhe arritën të kontaktojnë me stërmbesën e tij, Anja Rabe.

Ushtari Cullen u habit kur misteri 99-vjeçar u arrit të zgjidhej.

“Unë mendoj se kjo është fuqia e medias dhe shtrirja e mediave sociale. Sido që të jetë, ato arritën ta zgjidhnin këtë mister për 10 ditë ndërsa familja jonë nuk ia arriti dot në 99 vjet”, tha ai.

Megjithatë, zbulimi i rrënjës së familjes së Held mbart kujtime të lumtura dhe të trishtuara.

Ai vdiq në vitin 1929, duke mos lënë fëmijë si pasardhës. Edhe pasardhësja e tij, stërmbesa Rabe nuk ka fëmijë.

“Unë jam trashëgimtarja e fundit e familjes. Nuk kisha shumë informacion për Heinrich. Ai vdiq përpara se unë të lindesha dhe për arsye të ndryshme, nëna ime nuk më ka folur kurrë për të dhe më vjen keq që nuk e kam pyetur”, tha Rabe për gazetën gjermane “Allgemeine Zeitung”.

Pas vdekjes së motrës së Held, e cila ishte gjyshja e Rabe, shtëpia u boshatis dhe shumica e fotove të familjes dhe detaje të dokumenteve të tij ushtarake humbën.

Cullen, i cili gjithashtu mban gradën e ushtarit, si stërgjyshi i tij, tha se familja e tij ishte e lumtur që më në fund do të kishin një emër, një familje dhe një qytet në (objekt i vyer) trashëgiminë e besuar të paraardhësit të tyre.

Nëna e Hayden Cullen, vëllezërit dhe motrat e tij kanë treguar një interes të veçantë ndaj tregimeve të luftës së gjyshit të tyre.

“Gjyshi na tregonte shpesh për vështirësitë e luftës, humbjet e tmerrshme të jetës së njerëzve dhe dëmtimet e tyre”, tha halla e Cullen, Kim Coltman për gazetën e përdishme kanadeze “Hamilton News”.

“Mbi të gjitha ai ndihej i trishtuar sepse ishte i vetmi që kishte mbijetuar”, shtoi ajo.

Fatkeqësisht, Cullen nuk pati mundësi të takohej me Rabe kur ai ishte në Evropë.

Kontigjenti ishte në tranzit në Zelandën e Re, gjatë kohës kur erdhi lajmi i anëtarit të familjes së mbijetuar të Held.

Por, ata janë duke bërë plane që më në fund të bashkojnë të dyja familjet. Coltman dhe motra e saj, Sue Graham do të udhëtojnë në Le Quesnoy në nëntor të vitit 2018 për të festuar 100- vjetorin e çlirimit të qytetit nga ushtria e Zelandës së Re.

Coltman tha se në këtë histori fshihen ende të panjohura.

Ajo tha se dokumenti i racioneve ushqimore që përdorej në ushtri, i gjetur në portofolin Held mbante emrin e një personi tjetër. “Mund të ketë persona të tjerë në Gjermani që ne duhet t’i takojmë dhe falenderojmë, pasardhësit e ushtarëve gjermanë që kanë shpëtuar gjyshin tonë”, tha ajo. “Ne jemi këtu sot, si rezultat i aktit të tyre të mirësisë”, shtoi ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ‘Duhani, helmues i heshtur dhe vrasës i zgjedhur i njeriut’, nisma sensibilizuese e Policisë së Shtetit
Previous article Ndryshim kursi, Maqedonia: Duam aleancë me Bullgarinë dhe normalizim me Greqinë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës Dossier

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT