• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIHAPET DOSJA E “RRUGËS SË KOMBIT”/ Do verifikohet KOSTO e ndërtimit dhe…
Home
Shqipëri

RIHAPET DOSJA E “RRUGËS SË KOMBIT”/ Do verifikohet KOSTO e ndërtimit dhe…

6 June, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kontrolli i Lartë i Shtetit vijon të ketë si shqetësim ndjekjen e kallëzimeve penale nga Prokuroria.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë kreu i këtij institucioni u shpreh se janë në proçes gjyqësor me prokurorinë për pushimin e 21 çështjeve.

Ndërkohë, kreu i Komisionit të Ekonomisë i kërkoi KLSH që të auditojë shpenzimet e bëra për ndërtimin e “Rrugës së Kombit”, auditim qe do te risjelle rihapjen e dosjes se shpenzimeve dhe abuzimeve te kesaj rruge prej 230 milione euro, te mbyllur me procedure nga ish- ministri i Transporteve Lulzim Basha.

Erjon Braçe theksoi se auditi i KLSH ka nxjerr në pah një sërë shkeljesh gjatë privatizimit të hotel Dajtit.

Prokuroria nuk ndjek kallëzimet e bëra në prokurori për shkelje dhe dëme ekonomike nga Kontrolli i Lartë i shtetit.

Leskaj: Janë 21 procese gjyqësore penale në të cilat kemi kundërshtuar vendimin e prokurorisë për pushimin e çështjes. Jemi në procese gjyqësore në të cilat jemi palë e tretë.

Por pavarësisht këtij shqetësimi, Kuvendi i Shqipërisë vijon ti kërkojë KLSH-së auditime të reja.

Me një kërkesë të ngjashme, këtë herë për Rrugën e Kombit, është përballur këtë të mërkurë në Komisionin e Ekonomisë kreu i KLSH-së, i cili nuk e ka komentuar kërkesën por nisur nga detyrimi ligjor që ka duhet të nisë nga puna për të zbardhur shpenzimet për ndërtim  por edhe fondet për mirëmbajtjen.

Braçe: Të fillojmë të kuptojmë sa para kemi paguar, çfarë vepre kemi ndërtuar, çfarë i kemi lënë mangut dhe sa para të tjera duhet të paguajmë si qytetarë të këtij vendi për të përfunduar një vepër dhe për ta mirëmbajtur atë në kohë.

Ky lloj sensibiliteti vjen në një kohë kur është rihapur sërish debati për tarifën e qarkullimit në Rrugën e Kombit në përfundim të afatit 60 ditor që kreu i qeverisë kishte vënë në ditën kur protestat e dhunshme shkatërruan të gjithë investimin e bërë.

Në lidhje me investimin në këtë rrugë ka qenë nën hetim ish-ministri i Transporteve në atë kohë, Lulzim Basha, sot kryetar i PD-së.

Edhe pse të dhënat janë konfidenciale, kreu i Komisionit të Ekonomisë tha shkelje të mëdha ligjore janë bërë edhe në procesin e privatizimit të Hotel Dajtit dhe kjo është bërë gjatë qeverisjes së djathtë.

Braçe: Privatizimi i Hotel Dajtit është një nga çështjet e nxehta, ende të pazbardhura, për fat të keq të prokurorisë së Republikës të pahetuara.

Askujt nuk na shkonte në mendje se ishtë cënuar ligji për Bankën e Shqipërisë apo parimet e politikës monetare.

KLSH ka konstatuar një dëm financiar në buxhetin e shtetit  prej 11.5 miliardë lekësh, ku peshën më të madhe e kanë lojrat e fatit.(Ora News)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Publiciteti dhe spektakli/ Klubet e Premier League fitojnë të ardhura rekord
Previous article Rrëfehet Platini: “Pashë fytyrën e zezë të futbollit! UEFA, FIFA dhe VAR…”

F.autor

Postime të ngjashme

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin... Breaking News

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT