Presidenti rus, Vladimir Putin e ka përshkruar presidentin kinez Xi Jinping si një “partner të besueshëm dhe mik të mirë”, qe perpiqet per te miren e popullit te tij.
Per here te pare Putin ka nxjerre keshtu edhe emrin e liderit te vetem me te cilin eshte i nderuar te festoje ditelindjen.
“Unë mendoj se kryetari Xi Jinping është i vetmi nga të gjithë udhëheqësit botërorë, me te cilin kam festuar ditëlindjen” tha Putini, duke iu referuar ditëlindjes së tij të 61-të. “Nuk do ta fsheh, kemi pire disa vodka, edhe kemi ngrene sallam” tha ai, raporton RT.
“Ai është një person i afrueshem, dhe i sinqerte, por në të njëjtën kohë një partner shumë i besueshëm. Dikush mund të jetë i sigurtë se nëse ne negociojmë diçka me Presidentin Xi Jinping, atëherë unë, nga ana ime, dhe e di që ai nga ana e tij, gjithmonë përpiqemi të përmbushim detyrimet tona “, tha Putin.
Përveç se është një “mik i mirë dhe i besueshëm”, Xi Jinping është “një analist i mirë dhe interesant për të diskutuar çështje të pazgjidhura ndërkombëtare, problemet ekonomike me të”, tha udhëheqësi rus.
Xi Jinping dhe Putin gjithashtu kanë shumë të përbashkta në qasjen e tyre ndaj shtetit.
“Ai përpiqet të arrijë një rezultat maksimal në punën e tij për të mirën e çdo personi në vendin e tij,” tha ai. “Ky synim mund të arrihet në mënyra të ndryshme dhe duke përdorur instrumente të ndryshme, por qëllimi është i vetmi dhe ne në Rusi nuk mund të kemi ndonjë qëllim tjetër përveç përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë”.


