• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Euro ndal rënien pas tre javësh; Agjencitë: Ka ndërhyrë Banka e Shqipërisë
Home
Ekonomi

Euro ndal rënien pas tre javësh; Agjencitë: Ka ndërhyrë Banka e Shqipërisë

6 June, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Monedha e përbashkët është rritur sot në tregun e brendshëm, pas më shumë se tre javësh që kishte shënuar rënie të fortë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.42 lekë, me një rritje relativisht të fortë prej 0.25 lekësh në krahasim me ditën e mëparshme.

Që nga data 18 maj dhe deri në 5 qershor, kur euro vetëm ka rënë në tregun e brendshëm, monedha e përbashkët kishte humbur 3.15 lekë.

Në të kundër dollari ka vijuar të nënçmohet, duke u këmbyer me 105.86 lekë, 0.32 lekë më pak sesa një ditë më parë.

Të kontaktuar nga Monitor, aktorët kryesorë në tregun e këmbimit valutor pohuan se Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në treg duke tërhequr valutën e tepërt në tregut. Ekspertët argumentojnë që kur këmbimi valutor po lëviz vetëm në një krah, dhe tregtia nuk është reale (duke qenë se individët ose tregtarët stepen për të kryer transaksionin për të pritur nivelin më të ulët të këmbimit), Banka e Shqipërisë ndërhyn për të stabilizuar tregun.

Pas ndërhyrjes së Bankë së Shqipërisë mbetet për tu parë se si do të reagojë tregu, ndërkohë që efektet sezonale do të vijojnë, ku ndikimin kryesor pritet ta japin turistët.

Banka e Shqipërisë ka një kalendar të paracaktuar vjetor, në bazë të së cilit blen valutë, me synim plotësimin e nevojave të veta për rritjen e rezervës valutore. Përgjithësisht planifikohen 6-7 ndërhyrje në vit, të shtrira në kohë, ku banka blen midis 3 dhe 8 milionë euro, por rreth 50 milionë euro në vit.

Që nga fillimi i vitit, euro ka rënë me rreth 9 lekë, ose 6.9%, duke shënuar një nga zhvlerësimet më të mëdha të dekadës.

Monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Taulant Seferi në “qiellin e shtatë”, tregon emocionet si kapiten i Shqipëria U-21
Previous article RUSI 2018/ Mijëra tifozë amerikanë në botëror, pavarësisht mungesës së SHBA

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT