• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
(E PLOTË) A do të njihet dorëheqja e Adriatik Llallës? Ja kur do të jepet vendimi për ish-Kryeprokurorin
Home
Aktualitet
Drejtësi

(E PLOTË) A do të njihet dorëheqja e Adriatik Llallës? Ja kur do të jepet vendimi për ish-Kryeprokurorin

6 June, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Sot është mbajtur seanca e radhës për subjektin Adriatik Llalla, ish-Kryeprokuror nëse do t’i nënshtrohej procesit të vettingut apo jo.

Adriatik Llalla përfaqësohet nga avokati Sokol Hazizaj si përfaqësues ligjor i cili ka tagër të kryej të gjitha procedurat në emër të Llallës.

Edhe në seancën e sotme ish-kryeprokurori nuk do të jetë i pranishëm.

Ndaj Llallës rëndojnë akuzat: “Pastrim parash”, Fshehje e pasurisë”, “Fshehje e të hollave në kufi” dhe “Shpërdorim detyre”.

Kolegji i Posaçëm Apelimit mori në shqyrtim çështjen e dorëzuar nga Komisioneri Publik, ku kërkohet që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut.

Procesi ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa thotë se Adriatik Llalla si si magjistrat nuk ka ndjekur procedurën ligjore të dorëheqjes. Ballhysa u shpreh se dorëheqja u dërgua me postë, a ishte në të vërtet vullneti i tij?

“Pa u materializuar dorëheqja në formën e procedurën e parashikuar në ligj nuk mund të prodhojë asnjë efekt juridik, qoftë ky dhe ndërprerja e procedurave të vlerësimit kalimtar. A është nënshkruar nga vetë magjistrati dorëheqja kur dorëheqja është bërë me postë? Ditën që mbaron mandati i institucionit të rivlerësimit, gati 4 vite më pas nga dita e sotme që po zhvillohet ky gjykim, ai ka gjithë të drejtën të kërkojë rikthimin në sistem duke mos e kaluar kurrë kështu procesin e rivlerësimit”, tha Ballhysa.

Avokati mbrojtës i Llallës shprehet se vetting duhet të ndërpritet për ish Kryeprokurorin pasi ai nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka dhënë dorëheqjen, dhe sipas parashikimeve ligjore vettingu ndëerpritet.

Sipas avokatit Hazizaj dorëheqja e Llallës është në përputhje me ligjin.

Avokati mbrojtës shprehet se vetting duhet të ndërpritet për ish Kryeprokurorin pasi ai nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka dhënë dorëheqjen.

Sipas Hazizajt Llalla ka të drejtë të jetë pjesë e sidtemit të drejtësisë. Avokati këmbëngul që procesi i vettingut ndërpritet nëse subjekti jep dorëheqjen.

Por trupa gjykuese u tërhoq për të marr vendimin pasi dëgjoi edhe komisionerin publik dhe avokatin mbrojtës të ish Kryeprokurorit. Seanca do të mbahet ditën e hënë datë 11 qershor 2018 ora 13:00

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Superiorja, 26 trajnerë për 10 klube në sezon!
Previous article Shënoi dopietë ndaj Bjellorusisë, Sahiti: Ishin golat më të bukur në karrierë

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NA PRIT SE PO VIJMË"/ Diaspora bashkë, autokolona me shqiptarë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës masive Aktualitet

"NA PRIT SE PO VIJMË"/ Diaspora bashkë, autokolona me shqiptarë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës masive

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë Aktualitet

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

"SHPËRBLEHEN NGA VIDEOT DRAMATIKE"/ Rama për influencerët: Janë bërë parellinj me shale e kremra, shkojnë në protestë se është trend Breaking News

"SHPËRBLEHEN NGA VIDEOT DRAMATIKE"/ Rama për influencerët: Janë bërë parellinj me shale e kremra, shkojnë në protestë se është trend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT