VJEDHJA ka qënë gjithmonë një opsion funksionues apo një “burim të ardhurash” për të shqiptarët, herë nga qejfi e herë nga halli janë të pafundme rastet. Mirpo qyteti i Fierit është një nga më të pikasurit ku kanë ndodhur edhe rastet më të bujshmë jo vetëm brenda për brenda qytetit por edhe kur grabitësit nga qytete të tjera e kanë zgjedhur si shënjestër.
Vetëm përpara disa orësh u shënua rasti i fundit. Një 42-vjeçar, banues në Pogradec u arrestua në flagrancë duke grabitur në një banesë në qytetin e Fierit.
Njoftimi i policise:
Gjatë mesnatës, te Salla Operative Fier ka njoftuar një qytetar se në fshatin Peshtan, një shtetas ka hyrë në banesën e shtetasit J.Gj, 46 vjeç, aktualisht me banim në Greqi. Pas njoftimit të marë nga Salla Operative, është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë në ambientet e brendshme të banesës duke vjedhur shtetasi Lefter Meruko (I dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”).
Ky shtetas dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në këtë zonë. Po punohet intensivisht për dokumentimin ligjor të gjithë veprimtarisë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë parashikuar nga Nenet 134/1 e 22 të Kodit Penal .
Rikujtojmë vjedhjen e 23 Marsit e cila rezultoi fatale. Në tentativë për të vjedhur një banesë, në përplasje me policinë një person mbeti i vdekur, një i plagosur dhe dy të tjerë që u arratisën.
Në këtë përplasje ngelin i vdekur 20-vjeçari Xhuljano Sollaku banues në Elbasan, si dhe u plagos Arben Muçi, 37 vjeç me origjinë nga Dibra, banues në Durrës. Asnjë prej të katërtve nuk ishte i “zonës” dhe përsëri zgjodhën qytetin e Fierit për të grabitur.
Një rast tjetër fatal ishte ai ku përfundoi i vdekur Agur Vrenozi. Vrenozi u plagos rëndë me plumb në kokë gjatë grabitjes në pikën e një Exchange në Fier, dhe më pas ndërroi jetë në spital. Ai ndërhyri në momentin kur tre persona të armatosur grabitën një pikë “Exchange”, biznes i cili ndodhej në ndërtesën e dhënë me qira nga 53-vjeçari.
Gjatë përleshjes, grabitësit plagosën me kallashnikov edhe pronarin e Exchange, Gëzim Hoxha.
Ngjarja:
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:55 ku dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një pikë së Exhange pranë “Zogut të Zi” në Fier. Ata kanë plagosur pronarin e pikës së këmbimit valutor, Gëzim Hoxhën dhe 54-vjeçarin Agur Vrenozi, pronar i godinës ku ndodhet pika e këmbimit valutor. Grabitësit kanë qëlluar dhe janë larguar me një makinë tip “Benz” me targa AA879JG, ku priste bashkëpunëtori i tyre, por pas 90 minutash janë arrestuar.
Një tjetër grabitje për te cilën hetimet vazhdojnë ende është “GOLI” i bukur që bënë dy të rinjtë nga Fieri duke perfitur 100 MILION LEKE. Por lumturia nuk mund të zgjaste përgjithmonë pasi të rinjtë u identifikuan dhe u arrestuan rreth një vit pas ngjarjes.
Ngjarja:
Policia deklaroi se dy të rinj nga Levanit i Fierit janë autor të vjedhjes së shumës prej 10 milion lekësh të reja në banesën e një shtetasi.
Forcave te rendit ju deshen thuajse një vit për të zbardhur autorësinë e vjedhjes së shumës së madhe të parave.
Në pranga përfunduan Renaldo Latifi dhe Xhuljan Muça, 22 dhe 24 vjeç.
“Për këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 11.04.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim”, sqaron policia lokale.
Ngjarja për të cilën akuzohen dy të rinjtë, ka ndodhur më 29 maj të vitit 2017 në lagjen Afrim” Fier ku shtetasit Xh.K, 57 vjeç, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” dhe një sasi prej 10 milion lekë të reja
Ndërkoh hetimet vazhdojnë ende pasi bashëshortët të cilëve iu vodh shuma e parave akuzojnë se të përfshirë në gnjarje ishin edhe dy punonjës policie.
AlpeNews.al






