• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Prestigjozja “The Guardian”: Kanadaja po shkon drejt legalizimit të marijuanës, polemika në G7
Home
Europë

Prestigjozja “The Guardian”: Kanadaja po shkon drejt legalizimit të marijuanës, polemika në G7

6 June, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Bota i ka kthyer sytë nga Kanadaja, e cila po përgatitet të kthehet në vendin e parë anëtar të G7-s që legalizon marijuanën.

Vendi e ka ligjëruar tashmë përdorimin e hashashit për arsye mjekësore, por hapi i radhës do të jetë legalizimi i plotë i tij.

Të enjten, Kanadaja – shkruan “The Guardian”, – përfundon në lupën e komunitetit ndërkombëtar, kur përmes votës në Senat pritet me shumë gjasë të ratifikojë atë që njihet si “Projektligji C-45”.

“Për pak kohë do të jetë pak si eksperiencë filmash fantastiko-shkencor”, shprehet Benedikt Fischer, një ekspert i efekteve të kësaj substance në spitalin më të madh psikiatrik të Torontos.

“Është unike në botë, sepse po ndodh për herë të parë në një shtet të pasur. Nuk është si në Amerikë, ku ka pasur eksperimente në nivel shtetëror.

Shumica e njerëzve e injorojnë Uruguajin, ndaj bota pret me kërshëri të shohë se ç’do të ndodhë në Kanada”, shton Fischer.

Qeveritë, studiuesit dhe udhëheqësit e biznesit anembanë globit kanë arsyet e tyre për ta ndjekur me vëmendje këtë zhvillim.

Legalizimi mund të prekë të ashtuquajturat modele të krimit, shëndetësisë e faktorë të tjerë të panumërt, por askush nuk e di me saktësi sesi do të ndodhë kjo.

Një çështje delikate për autoritetet kanadeze është të përcaktohet se çfarë çmimi do të jetë mjaftueshëm i ulët për të çrrënjosur shitjet e paligjshme, por jo aq të ulëta sa për të tërhequr përdorues të rinj.

Ministri kanadez i Financave, Bill Morneau e ka bërë të qartë se qëllimi është që kanabisi të mbahet larg duarve të fëmijëve dhe tregut të zi, që do të thotë t’i mbash taksat aq ulët, sa praktikisht t’i qërosh kriminelet nga sistemi.

Kur vjen fjala te lehtësimi i ligjeve mbi kanabisin, shumë vende i kanë të qarta prioritetet, të cilat nisin që nga gjenerimi i të ardhurave e deri te shkurajimi i karteve të drogës.

Kanadaja e vendos theksin te shëndeti publik: kanabisi do të shitet në paketime të thjeshta me shënime paralajmëruese për shëndetin, e do të gjendet zakonisht në dyqane shtetërore të pijeve alkolike.(tch)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sot vendoset fati i ADRIATIK LLALLES. Kolegji i Posaçëm i Apelimit jep vendimin për "vettingun" ndaj ish Kryeprokurorit
Previous article Befason Iniesta: Ky nuk është Botërori i fundit

Redaktor2

Postime të ngjashme

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran Botë

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT