• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Putin “e nis” nga Austria/ Moska përdor tone “qetësuese” në BE
Home
Europë

Putin “e nis” nga Austria/ Moska përdor tone “qetësuese” në BE

6 June, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Sanksione ekonomike, aneksimi i Krimesë dhe rasti Skripal: raporti midis Rusisë dhe BE është i tendosur. Hapa të vegjël mund të kenë efekt të madh, u tha në vizitën në Vjenë.

“Për rindërtimin e formatit të plotë të bashkëpunimit tonë nuk është e interesuar vetëm Rusia, janë të interesuar edhe miqtë tanë evropianë”, tha Presidenti rus Vladimir Putin në vizitën e tij të punës në Vjenë. Me këtë Putini kishte parasysh një fillim të ri gradual të marrëdhënieve midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë. Është në vazhdim e sipër një dialog me përfaqësues të Brukselit, për t’i rimarrë mekanizmat dhe instrumentat e bashkëpunimit, tha Presidenti rus. Këto diskutime janë “shumë konstruktive, por jo të lehta”. Sanksionet aktuale janë të dëmshme për të gjithë, u shpreh ai.

Austria synon ta shfrytëzojë Presidencën e saj në Këshillin e Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të këtij viti për t’i rigjallëruar sërish marrëdhëniet midis BE dhe Rusisë, tha Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz (ÖVP). “Ne besojmë se një situatë win-win është më e mirë për të dyja palët se një situatë lose-lose”

Tone qetësuese nga Moska

Që para se të mbërrinte në Vjenë, me një intervistë që i dha Radiotelevizionit Austriak (ORF) Putini u shpreh me tone qetësuese. Ai i kundërshtoi kritikat se vendi i tij synon ta përçajë Bashkimin Evropian. “Ne nuk ndjekim synimin për të përçarë diçka apo dikë në Bashkimin Evropian”, tha ai. Rusia përkundrazi është e interesuar që Bashkimi Evropian, si partneri më i rëndësishëm tregtar dhe ekonomik “të jetë i bashkuar dhe të lulëzojë”. Sa më shumë probleme që të ketë BE, aq më shumë probleme ka edhe Rusia, u shpreh më tej Putini. Putini kundërshtoi edhe pohimin se partia e tij Rusia e Bashkuar ka marrëdhënie me partinë populiste të djathtë FPÖ, e cila është në koalicionin qeveritar në Austri.

Kjo ishte vizita e gjashtë e Putinit në kryeqytetin austriak. Të dyja vendet i lidhin tradicionalisht marrëdhënie të ngushta dhe miqësore. Republika e Alpeve preferon ta shohë veten si ndërtuese urash diplomatike mes Perëndimit dhe Lindjes. Shkas për vizitën aktuale ishte përvjetori i 50-të i marrëveshjes së parë të furnizimit me gaz midis Austrisë dhe Bashkimit Sovjetik./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Olti Curri do ‘t’ju shkrijë’ së qeshuri! Bën këtë lidhje mes Rita Orës dhe Fatmir Xhafës që ju nuk e kishit menduar kurrë...(FOTO)
Previous article Zaydou Youssouf në "radarin", e klubit nga La Liga

Redaktor2

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT