• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Një hap larg “divorcit”/ Blendi Fevziu flet për Mustafa Nanon: Lëvizja ime nga Klani tek Top Channel, si ajo e futbollistëve
Home
Aktualitet
Media

Një hap larg “divorcit”/ Blendi Fevziu flet për Mustafa Nanon: Lëvizja ime nga Klani tek Top Channel, si ajo e futbollistëve

5 June, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Media

Blendi Fevziu duket më pranë se kurrë vendimit për të braktisur televizionin Klan për Top Channel.

“Sigurisht vendimi që marr, nëse do e marr do dhembi shumë.

Nuk është se do të thosha që më keni parë 21 vjet në emision dhe nuk do më shikoni më.

Kjo ka të bëjë me lëvizjen.

Është një gjë që ka ndodhur rëndom në botën e futbollit.

Është një moment kur ti merr një vendim, e keqja është se vendimi këtu shikohet si financiar, por mund të jetë edhe një vendim emocional.

Nuk kam vendosur akoma.

Ta thashë që nuk kam vendosur se po të kisha vendosur nuk do e zgjasja.

Jam duke parë edhe atë tundimin e forcës për të më mbajtur.

Nëse vendimi ka një dorë emocionaliteti brenda, vendimi është edhe më i paqartë.

Nëse do ishte një vendim racional do ishte shumë më e thjeshtë. Racionaliteti krijon qartësi”, tha Fevziu për emisionin “Provokacija” të Muç Nanos.

Ke lënë të kuptohet se Tv Klan nuk është më ai që ka qenë….

Kjo është një fakt, jo unë mendoj që TV Klan është në ditët më të mira, por media funksionon nëse e jep goditjen apo suksesin afatgjatë.

Kam 21 vjet në ekran.

Kam një karrierë gati 30 vjeçare gazetareske.

Ulesh një ditë dhe shef një gjë që nuk shkon, e më pas shikon një gjë tjetër që nuk shkon, dhe nuk ndihesh rehat.

Televizioni është mendim dhe pastaj formë. Pjesa bazike është media.

Ka disa kode që janë universale, 70 për qind ështe e hapur. Nëse flasim për një televizion si ai më standarti në botë.

Ke patur vendim-marrje në Tv Klan?

Kam pasur por nuk jam marrë direkt, se nuk kam patur edhe kohë fizike për këtë.

Klani ka mbajtur peshën dominuese të zhvillimeve politike në 2007-08-09, por jo gjithmonë pesha e televizionit shkon paralel me këtë.

Ne po krijojmë një raport midis vlerave dhe anti-vlerave, zakonisht po dominohemi nga anti-vlerat.

Ajo që po të them është që sot ne vijmë në një moment që shikon njerëz pa kulturë, injorantë, që nuk i meritojnë 45 minuta në televizion.

Ndërsa shikon intelektualë, rektorë, që dalin një herë në vit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Braçe KAPET me Blushin: Harroje të më vesh gjobë mua, sa KRONIKA ke bërë ti...
Previous article Kërkesa për pezullimin e vendimit të UEFA-s, reagon Skënderbeu: Ja kur CAS merr vendimin

Redaktor1

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT