• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RREFIMI I MIKEL SHALLLARIT: Artan Cukun e vrava për 20 MIJE EURO, më premtuan Gjermaninë (ZBARDHET I PLOTE)
Home
Breaking News

RREFIMI I MIKEL SHALLLARIT: Artan Cukun e vrava për 20 MIJE EURO, më premtuan Gjermaninë (ZBARDHET I PLOTE)

5 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrasja e Artan Cukut është kryer për 20 mijë euro.

Kjo zbulohet nga dokumenti i akt marrëveshjes së firmosur mes Mikel Shallarit, prokurorit të cështjes Henrik Ligori dhe Avokates Edlira Naqellari. Ora News siguron akt marrëveshjen që mban datën 27. 4. 2017

Në këtë akt marrëveshje shpjegohet  edhe motivi i krimit: Nga i pandehuri Bledar Jambelli dhe bashkëpunëtori i tij Kristaq leci mësoi se viktima e pati arrestuar të pandehurin Jambelli, si të dyshuar për vrasjen e shtetasit Amarildo Delaj. Ky fakt provohet se ka ndodhur në kohën kur viktima kryente detyrën e drejtorit të Policisë së Vlorës.  Jambelli arrestimin e tij e quante të padrejtë të nxitur nga persona të tjerë. Ky ishte motivi që ai kishte vendosur ta vriste viktimën Artan Cuku, duke u shprehur me fjalë fyese për të.

Ky shpjegim i të pandehurit mbështetet nga provat dokumentare” shkruhet në akt marrëveshjen e dorëzuar dhe miratuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda e cila pranodi dënimin e Mikel Shallarit me 10 vite burg.

Vrasja e Artan Cukut u krye më 8 prillin e vitit 2017, në derën e pallatit ku banonte kryekomisari në rrugën e “Kosovarëve” në kryeqytet.

Mikel Shallari është djali i dajës i Gerti Kajos.

I madhi që porositi vrasjen

Mikel Shallari para prokurorëve ka pranuar se për kryerjen e vrasjes i ishin premtuar 20 mijë euro nga personi i interesuar të cilin e pat njohur me ndërmjetësimin e djalit të dajës së tij, Kristaq Leci.  Ky i fundit e konsideronte urdhëruesin, si person të rëndësishëm dhe e quante “‘i madhi” ose “shefi”. Ky person u identifikua më pas prej tij si Bledar Jambelli. Përveç çmimit të mësipër të krimit, organizatori dhe ndërmjetësi i premtuan të pandehurit se do ta ndihmonin të sistemohej në Gjermani, atje ku banonin ata. Ndonëse fillimisht hezitoi i pandehuri pranoi ta kryente krimin duke qenë se ndodhej në vështirësi financiare.

“Kishte një të dashur me të cilën bashkëjetonte në një shtëpi me qera, nuk kishte punë stabël për të siguruar të ardhura dhe për herë ishte në borxhe dhe në vështirësi ekonomike. Ai u josh nga premtimet e bashkëtë pandehurve për të siguruar një jetë më të mirë. Ai pranon se nuk e  njihte viktimën Artan Cuku, dhe se ia pat treguar porositësi i krimit duke shkarkuar një foto të tij nga interneti dhe duke i bërë të ditur automjetet me të cilën lëvizte viktima, dhe vendin ku ai parkonte para se të hynte në banesë” shkruhet në faqen nr 4-5 të akt marrëveshjes.

Ku shkuan armët

Gjatë shpjegimeve, Shallari ka treguar se pas kryerjes së krimit të dyja armët e përdorura prej tij i fshehu në një vend pranë Unazës së re në Tiranë. Të nesërmen ua dorëzoi ato organizatorëve të krimit.  “Ky pohim i tij rezultoi pjesërisht i vërtetë vetëm për faktin e fshehjes paraprake të armëve, por jo për faktin se ia pati dorëzuar organizatorit.”

Rreth orës 23:00 të 12 qershor 2017 përmes oficerit të rojes i pandehuri kërkoi përsëri të kontaktonte me hetues

“Në takimin që u krye të nesërmen, 13 qershor 2017, Shallari pohoi se lidhur me vendndodhjen e armëve, pati gënjyer dhe shpjegoi se i pati fshehur në rrethinat e Kuçovës, duke i paketuar dhe groposur në një vend tek shtrati i lumit Devoll” shkruhet në akt marrëveshje.

Disa Detaje 

Më 10 qershor 2017 urdhërohet ndalimi i Mikel Shallarit

Më 13 qershor 2017 u dha masa e sigurisë “arrest me burg” për Mikel Shallarin.

Fillimisht mohoi përfshirjen e tij në krim.

Më 12 qershor 2017 Mikel Shallari shpreh vullnetin të bashkëpunojë me drejtësinë dhe nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me prokurorin.

Një ditë më parë gjatë pyetjes së tij dha deklarime të hodhësishme lidhur me krimin e kryer prej tij dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në rolin e organizatorit dhe të shtytësit të cilët i identifikoi si Bledar Jambelli (alias Rikardo Muho) dhe Gerti Kajo Kristaq Leci) ky i fundit djali i dajës i të pandehurit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Naftëtarët në protestë/ Rafineria rinis punën, por gratë nuk janë rikthyer më
Previous article E zbulon Del Bosque/ Ja pse Anglia çalon në garat ndërkombëtare

Ina.Autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi...

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT