• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FOTO/ Matura Shtetërore, zbardhen përgjigjet e sakta të provimit të gjuhës së huaj
Home
Sociale

FOTO/ Matura Shtetërore, zbardhen përgjigjet e sakta të provimit të gjuhës së huaj

5 June, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Ditën e djeshme rreth 37 mijë maturantë në mbarë vendin iu nënshtruan provimit të parë të Maturës Shtetërore 2018-të. Testimi i gjuhës së huaj me 25 pyetje, përgjithësisht u konsiderua i thjeshtë; por ka pasur edhe nxënës që e cilësuan si më të vështirë krahasuar me tezat e viteve të mëparshme. “Gazeta Shqiptare” publikon sot përgjigjet e sakta të testimeve në të dyja variantet A edhe B, për 4 gjuhë: anglisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanisht. Ndërkohë, pas 10 ditësh maturantët do të kenë mundësinë të njihen me rezultatet dhe pikët që kanë arritur të grumbullojnë nga testi I gjuhës së huaj.

Procesi i testimit
Gazeta Shqiptare ditën e djeshme ka qenë pranë ambienteve të gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet ku ka ndjekur nga afër mbarëvajtjen e procesit të provimit të gjuhës së huaj. E pyetur nga GSH, drejtoresha e kësaj shkolle, Teuta Dobi tregon se testimi vijoi qetësisht për 521 maturantët që u testuan. “Procesi I testimit shkoi shumë korrekt, ashtu siç ishte parashikuar pasi dhe vetë kurrikula nuk ka pasur asnjë ndryshim nga viti I kaluar. Provimi u zhvillua nëpër klasa pasi u bë përjashtimi për “Sami Frashëri-n” duke qenë se ka një numër të lartë maturantësh, plot 521. Incidente ose raste kopjimi nuk pati nga ana e maturantëve tanë”,-shprehet Dobi. Ndërkohë vetë maturantët e “Sami Frashërit” thonë se testimi kishte edhe pyetje që i konfuzonin dhe mund t’i ngatërronin e më tej shtojnë se koha për tu përgatitur për provimin “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi” që do të zhvillohet në datën 8 qershor është e pamjaftueshme. “Pyetjet ishin të nivelit B1, por kishte edhe ndonjë pyetje që mund të ngatërroheshe. Hapësira e lënë me vetëm 4 ditë për provimin tjetër është e pamjaftueshme, të paktën të ishte diferenca 7 ditë mes provimeve”-thotë për ‘GSH’ një maturante e këtij gjimnazi. Ndërkohë edhe Policia e Shtetit mori masat për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore duke angazhuar 560 efektivë në 206 shkollat e mesme të vendit. Dervishaj u shpreh se janë marrë masat dhe për ruajtjen e Agjencisë Kombëtare të Provimit dhe qendrat e kontrollit të provimeve, ku ka punonjës policie me 24 orë.

“Procesi, transparent”
“Provimi i anglishtes ishte relativisht i thjeshtë, ku pyetjet i përmbaheshin nivelit B1 si dhe programit udhëzues. Procedura e testimit shkoi shumë mirë, çdo gjë ishte e survejuar në mënyrë transparente. Nuk pati komunikim mes nxënësish dhe mësuesit observues ishin vigjilente gjatë gjithë procedurës së testimit”,-thotë maturantja Kristiana Allkanjari për ‘GSH’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR KALEMAJ/ Ata po vijnë
Previous article "MAMI SEKSI"/ Ledina Çelo një amvisë tipike shqiptare, ja çfarë ka gatuar!

Redaktor2

Postime të ngjashme

OPERACION ANTI DROGË NË MALËSINË E MADHE/ Asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona Aktualitet

OPERACION ANTI DROGË NË MALËSINË E MADHE/ Asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona

"NA PRIT SE PO VIJMË"/ Diaspora bashkë, autokolona me shqiptarë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës masive Aktualitet

"NA PRIT SE PO VIJMË"/ Diaspora bashkë, autokolona me shqiptarë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës masive

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë Aktualitet

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT