Policia e Vlores ka sekuestruar sot ne nje aksion me Delta Force 700 kg kanabis ne Karaburun.
Sasia e droges se sekuestruar u gjet prane depove te Valanidhit, e dyshohet se do te transportohej per ne Itali.
Lenda narkotike u gjet e braktisur ne gjirin e Britanit.
Policia po kreh zonen per te gjetur mjetin lundrues dhe deri tani nuk ka asnje person te arrestuar.


