• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kur ika në SHBA me not/ Historia e notarit Ben Lecomte që do kaloj oqeanin…
Home
Jetë

Kur ika në SHBA me not/ Historia e notarit Ben Lecomte që do kaloj oqeanin…

5 June, 2018 Sadik.Autor Jetë

Notari 51-vjeçar, Ben Lecomte është nisur nga Japonia, me synimin për t’u bërë i pari që kalon oqeanin Paqësor me not. Ai pritet të notojë për rreth 8 orë në ditë, për mbi 6 muaj, me destinacion brigjet perëndimore të Shteteve të Bashkuara.

View image on Twitter

Mes vështirësive me të cilat do të përballet ai janë peshkaqenët, stuhitë, moria e kandilëve të detit, por edhe temperaturat ekstremisht të ulëta të ujit.

View image on Twitter

Me këtë nismë, ai gjithsesi shpreson të zgjojë ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike, pasi edhe një ekip shkencëtarësh do të kryejnë studime gjatë notimit prej 5.500 miljes detare (rreth 9.000 km). Ata do të studiojnë mbetjet plastike, efektet e ushtrimeve ekstreme ndaj zemrës dhe do të hetojnë gjithashtu edhe sesi fatkeqësia bërthamore e Fukushimës ka ndikuar në oqean.

Lecomte jeton në SHBA dhe është përgatitur prej kohësh me orë të tëra notimi në det të hapur. Ai ka praktikuar gjithashtu testime shikimi dhe veçimi, në mënyrë që të garantohej se ishte psikologjikisht i gatshëm për këtë sfidë.

“Pjesa mendore është shumë më e rëndësishme sesa ajo fizike – tha ai për “AFP”-në. – Duhet të jesh i sigurtë se gjithmonë do të mendosh për diçka pozitive. Kur nuk ke diçka me të cilën të mund të merresh, atëherë truri bie në një spirale shqetësimesh, e pikërisht këtu nisin edhe problemet”.

Përgatitjet për udhëtimin kanë zgjatur më shumë se 6 vite, por Lecomte e ka pasur në mendje këtë sfidë prej më shumë sesa kaq. Në vitin 1998, ai ishte i pari që zhvilloi kalimin transatlantik, duke kryer më shumë se 4.000 milje (6.400 km) në 73 ditë. Kur ai mbërriti në Francë, fjalët e para të asaj kohe ishin “kurrë më”, por prej atëherë duket se ka ndryshuar mendje dhe ka nisur një sfidë të re.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vrasja e "AGJENTES" Stela në 2005-ën, lidhja me atentatin mbrëmë në Vlorë/ Vëllai i biznesmenit Dervishaj i akuzuar për... (HISTORIA E PLOTE)
Previous article Për Fevzon me shumë zero (dhe ata që indinjohen me rrogat e tij)

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit Jetë

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT