Për Gjyqtarin Edmond Islamaj është bërë hetim pasuror, mbi figuren dhe aftesite profesionale.
Relatorja Genta Tafa Bungo u shpreh: “Sipas IDKPKI deklarimet e Islamajt jane te sakta, ka burime te ligjshme per justifikimin e pasurise. Nuk ka konflikt interesi. Sipas hetimit administrativ te KPK ne vitin 2017 Islamaj ka deklaruar nje apartament ne Durres, 87 metra katrore qe e zoteron me prinderit, toke are ne Karpen te Kavajes, 1000 metra katrore, llogari depozite kursimi e krijuar ne vitin 2000 me vlere 5 mije euro, depopizte kursimi 20 mije euro ne vitin 2016”.
Ne pronesi te bashkejetueses: Apartament banimi 141 metra katrore ne Durres, garazh dhe dyqan po ne Durres, vlera totale 1 mln leke blere nga babai qe e ka perfituar si pronar i truallit. Makine Hyndai blere ne vitin 2015 per 3 mije euro. Llogari depozite 12 mije dollare, hapur ne 2006 me shume fillestare 10 mije dollare, llogari depozite kursimesh deri ne daten 2017, 15 mije euro.
Ne pronesi te bashkejetueses jane edhe dy garsionere te Shkembi i Kavajes, jane ende pa tituj pronesie, pasi babai i bashkejetueses i ka perfituar per shkak te prones.
Sipas KPK, “konstatohet nga ana e komisionit se subjekti i rivleresimit dhe bashkejetuesja e tij i kane patur mundesite financiare per te kursyer keto shuma”.
Mesohet se ka pasur 6 denoncime gjithsej per gjyqtarin, te cilat kane ankesa ndaj trupes gjykuese ne teresi dhe s’ka indicie per te provuar shkelje te bera nga Islamaj.
Ajo qe ra ne sy ne nisje te seancës ishte mungesa e kartës së identitetit nga ana e gjyqtarit, kur ia kerkoi kryesyesja.
“Kartën e idenitetit për gabimin tim nuk e kam me vete, por mund ta sjell”, tha gjyqtari Islamaj.
Vendimi për Edmond Islamajn do të jepet në 7 qershor në orën 10:00


