• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJET TRAGJIKE/ Të gjitha RASTET e goditjeve nga RRUFEJA. Nga 16 vjeçari që po fliste në celular tek…
Home
Ekskluzive

VDEKJET TRAGJIKE/ Të gjitha RASTET e goditjeve nga RRUFEJA. Nga 16 vjeçari që po fliste në celular tek…

4 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Mundësia që të goditesh nga një rrufe në një ditë me shi është 1 në 12 mijë. Mesatarisht 500 persona në vit goditen nga rrufeja, ndërsa 90 për qind e tyre mbijetojnë. 
Por, duket se rastet e goditjeve nga rrufetë në Shqipëri kanë ardhur duke u shtuar, sidomos në periudhën e pranverës. Sot një 22 vjeçar shqiptar vdiq si pasojë e goditjes në Greqi. Por rastet e mëposhtme tregojnë se në Shqipëri goditjet nga rrufeja kanë prirje të ndodhin në vende malore, por jo vetëm.

Sot: Media greke kanë raportuar këtë të hënë për vdekjen e një të riu shqiptar në pjesën veriore të vendit fqinjë, pasi u godit nga rrufeja.

Natën e së shtunës, një bari 22-vjeçar me shtetësi shqiptare u gjet i pajetë në Eordea, Kozani.  Kufoma e të riut u konstatua nga një tjetër shqiptar, raporton media greke “Zogla”.

Disa orë më vonë, edhe një grek mbeti i vdekur pasi u godit nga një rruge në periferi të Selanikut, sipas të njëjtave burime.

E godet rrufeja në oborrin e shtëpisë, humb jetën 49-vjeçarja në kryeqytet

Një 49-vjeçare ka humbur jetën, pasi është goditur nga rrufeja në oborrin e shtëpisë.

Shtetasja me iniciale P.P., nga fshati Sharrë i Tiranës, ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga rrufeja në oborrin e shtëpisë.
Ajo është dërguar menjëherë në Spitalin “Nënë Tereza” , por ka mbërritur atje pa jetë.

Tragjike, e godet rrufeja, humb jetën 15-vjeçari

Një 15-vjeçar ka gjetur vdekjen këtë të mërkurë në Mirditë, pasi u godit nga rrufeja. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Trojë, Njesia Administrative Kthellë.

Viktima është adoleshenti me iniciale B.D., banues në Mirditë. Sipas policisë “ai po kulloste bagëtitë në mal i vetëm dhe dyshohet se e ka goditur rrufeja, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”.

E godet rrufeja, vdes 15 vjeçari në Krujë

Një djalë i ri ka gjetur vdekjen i goditur nga rrufeja. Në orët e mbrëmjes së djeshme në fshatin Thumanë të Krujës, është goditur nga rrufeja dhe për pasojë ka gjetur vdekjen 15 vjeçari S.B.Pavarësisht ndihmës së dhënë nga familjarët, adoleshenti ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra.

Mësohet se 15 vjeçari ishte pranë shtëpisë së tij, në momentin që e goditi rrufeja, e cila i shkaktoi vdekjen.

E godet rrufeja, vdes 62-vjeçari në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Një shtetas është goditur nga rrufeja duke e lënë atë pa jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Beras të rrethit Lozhan. Policia ka njoftuar se 62-vjeçari ndodhej në mal me bagëtitë në momentin kur është qëlluar nga rrufeja.

Një tjetër bari e ka gjetur të shtrirë përtokë pas goditjes dhe ka njoftuar policinë dhe familjarët.

Po fliste në telefon, 16 vjeçari në Kukës goditet nga rrufeja
Një 16-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja sot në Kukës. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës në fshatin Përbreg.

Mësohet se 16-vjeçari me inicialet E.M. ka qenë duke folur në telefon, kur është goditur nga rrufeja.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e parë, fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë menjëherë.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Evoluimi i topit të Kupës së Botërorit, prej vitit 1930 deri më 2018
Previous article Andres Guardado: Kam 20 foto me Messi-n dhe tek asnjëra prej tyre nuk kam topin

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/  11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira

ORGANIZOI VRASJEN E DEVI KASMIT/ Kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania Aktualitet

ORGANIZOI VRASJEN E DEVI KASMIT/ Kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh Aktualitet

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT