• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ja gjoba marramendëse, që do të paguajë banka në Australi/ Transaksione te dyshimta financiare
Home
Nderkombetare

Ja gjoba marramendëse, që do të paguajë banka në Australi/ Transaksione te dyshimta financiare

4 June, 2018 anxheladoko Botë, Nderkombetare

Një tjetër bankë australiane është përfshirë në mesin e skandaleve që kanë tronditur sektorin financiar të Australisë. “Commonëealth Bank” ka njoftuar se do të paguajë një gjobë prej 700 milionë dollarësh australianë (530 mln USD) për shkeljen e ligjeve kundër pastrimit të parave dhe kundër financimit të terrorizmit.

Skandali ka të bëjë me rreth 53 mijë transaksione që banka nuk ua ka raportuar menjëherë autoriteteve vendase. Vitin e kaluar, Agjencia e Inteligjencës Financiare akuzoi bankën më të madhe huadhënëse për shkelje “serioze dhe sistematike” të ligjeve.

Nëse gjykata do të konfirmojë gjobën, kjo do të jetë dënimi më i madh civil në historinë e korporatës australiane. Banka tha gjithashtu se do të mbulojë edhe shumën prej 2.5 milionë dollarësh australianë, për tarifat ligjore të ndërmarra prej hetuesve.

“Ndonëse pa qëllim, ne vlerësojmë plotësisht seriozitetin e gabimeve që kemi bërë”, tha shefi ekzekutiv i bankës, Matt Comyn.

Sektori financiar i Australisë është në qendër të një hetimi kombëtar për sjellje të gabuara.

“Commonëealth Bank” dhe agjencia e inteligjencës financiare “Austrac” (Qendra për Raportet financiare dhe Analizat) ranë dakord për masën e gjobës, pas një ndërmjetësimi të urdhëruar nga gjykata.

Shumica e shkeljeve ka të bëjë me makineritë depozituese të bankës, të cilat mund të pranojnë deri në 20 mijë dollarë australianë “cash” njeherazi, e shpesh në anonimitet nëse personi që i depoziton nuk është klient i bankës “Commonëealth”. Banka dështoi të përmbushte brenda afateve raportimin e këtyre transaksioneve, mbi pragun ligjor të 10 mijë dollarëve australianë, sipas “Austrac”.

Gjithsesi, “Commonëealth Bank” deklaroi se shkeljet kanë ndodhur për shkak të një gabimi në programimin e makinerive, gjë që nënkupton se këto makineri nuk kanë mundur të raportojnë automatikisht transaksionet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E vogla e moderatorit Ardit Gjebrea tregon për princin e kaltër dhe...
Previous article E BUJSHME/ Liverpool shumë pranë nënshkrimit me “yllin” e Barcelonës

anxheladoko

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT