Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, ku sipas informacioneve ishin plagosur katër persona, por sot mësohet se një prej tyre ka humbur jetën. Ajo është 63-vjeçarja Zana Brunga.
NGJARJA
Dy makina jane perplasur frikshem pasditen e sotme ne një aksident në aksin Fushë-Krujë-Vorë, në afërsi të zonës së quajtur Budullë. Një mjet tip “Ford” me targa DR 1631 F është përplasur me një “Golf” me targa TR 9433 M.
Si pasojë janë plagosur rëndë 4 persona, të cilët janë dërguar në spitalin Ushtarak të Tiranës. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Një dëshmitar i cili ka fotografuar makinat e përplasura në një mesazh për “JOQ” thote se janë plagosur disa persona, ndërsa një vajzë ishte në gjendje të rëndë.
Pas aksidentit të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Vorë ka ndërruar jetë një prej të plagosurve.
“Më datë 03.06.2018 rreth orës 19:20 në rrugën e “Rinasit” në Vorë janë përplasur dy mjete ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar 4 shtetas”
Shtetasit E. D., rreth 23 vjeç, D. R., rreth 28 vjeçe , A. B., rreth 30 vjeç, kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa shtetasia Z. B., rreth 63 vjeçe ndodhet në gjëndje pak më të rëndë shëndetësore.
Të katërt shtetasit e dëmtuar janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore,” njoftoi dje policia.





